Al-Ghaafir
এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।
পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া
وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَـٰهَـٰمَـٰنُ ٱبْنِ لِى صَرْحًا لَّعَلِّىٓ أَبْلُغُ ٱلْأَسْبَـٰبَ ৩৬ أَسْبَـٰبَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَـٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّى لَأَظُنُّهُۥ كَـٰذِبًا ۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرْعَوْنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِ ۚ وَمَا كَيْدُ فِرْعَوْنَ إِلَّا فِى تَبَابٍ ৩৭
Faraoni tha: “O Haman, më ndërto një kullë, që t’i gjej rrugët, Rrugët e qiejve,(që të ngjitem)e të shoh Zotin e Musait, sepse unë mendoj se ai është gënjeshtar”. -Kuptimi: Më ndërto një kullë të madhe dhe të lartë, se “ndoshta” do të shoh Zotin e Musait. Por - thotë Faraoni, - unë mendoj se ai mashtron kur pretendon se ne kemi një Zot dhe se Ai është lart, sipër qiejve. Pra, a thua se Faraoni donte të sigurohej dhe ta verifikonte vetë saktësinë e fjalëve të Musait! Por Allahu i Madhëruar na tregon se cili qe shkaku që Faraoni veproi ashtu:Kështu, Faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë. -Siç shihet, ai i tha ato fjalë e ndërmori ato veprime, sepse ato iu zbukuruan në veten e tij. Shejtani ua zbukuron të keqen të tillë njerëzve dhe i nxit ta veprojnë atë, derisa ajo iu zbukurohet në veten e tyre, madje ata fillojnë ta mbështesin atë, a thua se po mbrojnë të vërtetën, edhe pse ajo është vetë shkatërrimi. Kështu, ata pengohen nga e vërteta dhe rruga e drejtë.Sigurisht që kurthi i Faraonit qe (për të) veçse shkatërrim. -Plani i Faraonit ishte që të godiste dhe të rrëzonte të vërtetën. Ai donte t’i bënte njerëzit të besonin se ajo ishte diçka e kotë dhe që Musai ishte një mashtrues, që trumbetonte diçka të pavërtetë. Por ky kurth i ulët i tij, ashtu sikurse tha Zoti, ishte i destinuar të shkatërrohej. Ai do të shërbente veçse si shkaktar i ndëshkimit të vetë atij në dynja dhe në ahiret.