মূল অংশে যান
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
সূরা ৩

Aal-i-Imraan

এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।

পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া

আয়াত ৩১

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ৩১

Thuaj(o Muhammed): “Nëse e doni Allahun,... -Ky ajet tregon se dashuria për Allahun është detyrim. Në ajet shpjegohen, gjithashtu, se cilat janë shenjat që tregojnë se robi e do vërtet Allahun, si edhe frytet e mrekullueshme që sjell kjo dashuri. “Nëse e doni Allahun”, pra, nëse pretendoni se e keni arritur këtë gradë të lartë, dijeni se nuk mjafton vetëm ta pretendoni atë, por është i domosdoshëm sinqeriteti ose vërtetësia, në mënyrë që ai të merret në konsideratë nga i Dituri dhe i Urti. Si shenjë të vërtetësisë të këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar ka bërë pasimin e Profetit të Tij. Me fjalë të tjera, të duash Allahun do të thotë që të pasosh Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.) në fjalët dhe në veprat e tij, të pasosh udhëzimin e sjellë prej tij, që sqaron themelet e besimit dhe dispozitat ligjore në çdo fushë të jetës njerëzore. Ky pasim duhet të jetë i tërësishëm, me trup dhe me shpirt. Vetëm ata që e pasojnë rigorozisht udhëzimin e Zotit, siç është sjellë me saktësi prej Profetit (a.s.), vetëm ata e kanë të vërtetuar pretendimin se e duan Zotin e gjithësisë, Allahun e Lartësuar. Madje, në këtë mënyrë, ata i kanë mundësuar vetes së tyre privilegjin më të madh që mund të gëzojnë krijesat në këtë jetë dhe në jetën tjetër: ata kanë merituar dashurinë e Allahut për ta dhe mbulimin e të metave të tyre....atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Nëse robi e pason udhëzimin e sjellë nga Profeti, ai ka bërë të mundur që Allahu i Lartësuar ta dojë atë, t’ia falë dhe mbulojë gjynahet, ta mëshirojë, ta udhëzojë dhe t’i japë sukses që të gjejë çdo të mirë dhe të ruhet nga çdo e keqe. Ai do të jetë i ruajtur në çdo veprim apo mosveprim të tijin nga Allahu i Lartësuar, që e do, e mëshiron dhe përkujdeset për të në mënyrë të posaçme. Ndërsa ata që nuk e ndjekin udhëzimin e Profetit, nuk e duan Allahun, sepse dashuria për Allahun lidhet me pasimin e udhëzimit të Profetit dhe me nënshtrimin e bindjen ndaj tij. Nëse mungon respektimi i rrugës së Profetit dhe bindja ndaj tij, atëherë mungon edhe dashuria për Allahun e Lartësuar. Kjo tregon se ata janë të gënjeshtërt në pretendimin e tyre që e duan Allahun e Lartësuar. Edhe sikur të mendohej se në zemrën e tyre do të ekzistonte ndonjëfarë dashurie për Allahun, ajo do të ishte e pavlefshme për robin, nëse nuk plotëson kushtin që e bën atë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ky kusht është pasimi i udhëzimit të Profetit dhe bindja ndaj tij, i shtyrë nga dashuria për Allahun dhe madhërimi i Tij. Ky ajet bën dallimin e njerëzve nga njëri tjetri. Grada e besimit dhe e dashurisë për Allahun e Lartësuar është në varësi të ndjekjes së udhëzimit të Profetit (a.s). Mangësia në njërën anë tregon mangësi në anën tjetër.