Al-Furqaan
এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।
পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া
وَقَالُوٓا۟ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ٱكْتَتَبَهَا فَهِىَ تُمْلَىٰ عَلَيْهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا ৫
Dhe ata thonë(për Kur’anin): “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai(Muhamedi)kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje.” -Të gjitha këto janë histori të të parëve dhe legjenda, që vërtiten në gojët e njerëzve dhe që ata i transmetojnë ndër njëri-tjetrin, ndërsa Muhamedi (a.s) i ka kopjuar ato dhe: "kërkoi të shkruhen dhe të cilat i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”." Në këtë trillim të tyre ka disa krime shumë të mëdha.1. Akuza ndaj Profetit, i cili ishte njeriu më bamirës dhe besnik dhe më i sinqertë, se ai ishte mashtrues dhe kishte guxuar të trillonte kundër Zotit.2. Pretendimi i tyre se ky Kur'an, i cili është fjala më e madhe më e mrekullueshme dhe e vërtetë, është thjesht një gënjeshtër dhe trillim i mendjes njerëzore.3. Sipas pretendimeve të mësipërme ose rrjedhojë logjike e tyre është se edhe ata e kanë plotësisht të mundur të sjellin një fjalë të ngjashme si ai Kur'an. Me fjalë të tjera, ata supozojnë se një krijesë e mangët dhe nevojtare në çdo aspekt mund të sjellë një fjalë të ngjashme me fjalën e Krijuesit, që është i Plotë dhe Absolut në çdo aspekt. Madje, sipas tyre, edhe një krijesë mund të ketë cilësitë e Tij.4. Pretendimi i tyre se Profeti shkruante dhe lexonte, edhe pse e dinë shumë mirë se Profeti (a.s) nuk dinte shkrim dhe lexim dhe as nuk kërkoi nga kush që t’i mësonte Kur'anin.Prandaj Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këto pretendime, duke thënë: