Al-Anbiyaa
এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।
পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া
يَوْمَ نَطْوِى ٱلسَّمَآءَ كَطَىِّ ٱلسِّجِلِّ لِلْكُتُبِ ۚ كَمَا بَدَأْنَآ أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُۥ ۚ وَعْدًا عَلَيْنَآ ۚ إِنَّا كُنَّا فَـٰعِلِينَ ১০৪
Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. -Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Kijametit, Ai do t’i shpalosë qiejt si fletët e një libri, edhe pse ata janë aq të mëdhenj dhe të gjerë. Atëherë do të shpërndahen yjet e qiellit, ndërsa dielli e hëna do të mbështillen, do të errësohen dhe do të lëvizin nga vendi i tyre.Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. -Rikthimi i krijimit është i njëjtë për Ne, ashtu si fillimi i tij. Ne e filluam krijimin e tyre, kur ata nuk ishin gjë, dhe kështu do t’i rikthejmë ata të gjallë, për t’i marrë në llogari.Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë. - Ne do ta bëjmë atë që premtuam. Allahu është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të.