Al-Faatiha
এটি আরবি ছাড়া অন্য ভাষায় একটি তাফসীর, Quranic Universal Library (QUL, Tarteel-এর) যেমন রেখেছে, QUL-এর তথ্যের যে উন্মুক্ত কপি spa5k/tafsir_api রাখে তার মাধ্যমে নেওয়া। QUL-এর রেকর্ডে কে এটি লিখেছেন বা অনুবাদ করেছেন কিংবা এটি ছাপা কোন সংস্করণ অনুসরণ করে তা বলা নেই, এবং পাঠটির জন্য কোনো লাইসেন্সের কথাও বলে না, তাই এটি দেখানোর অধিকার যাচাই করা হয়নি। কেউ এটিকে ছাপা বইয়ের সঙ্গে মেলায়নি এবং কোনো আলেম এটি পর্যালোচনা করেননি। প্রতিটি অংশ যে আয়াতগুলোর উপর মন্তব্য করে তার পাশে আছে; আয়াতগুলো Tanzil-এর কুরআনের পাঠ, সেখানে যেমন আছে তেমন। সাবীল এর কিছুই লেখেনি বা অনুবাদ করেনি।
পাঠ নেওয়া হয়েছেQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21-এ নেওয়া
ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ ৩ مَـٰلِكِ يَوْمِ ٱلدِّينِ ৪
Mâliki jeumid-dîn - “Sunduesit…” –Allahu quhet El Mâlik(Sundues, Mbret), sepse Ai sundon e mbretëron. Kjo cilësi i jep të drejtën Atij për të urdhëruar dhe për të ndaluar, për të shpërblyer dhe për të ndëshkuar, për të vepruar mbi të nënshtruarit, mbi mbretërinë dhe pasurinë e Tij, në të gjitha aspektet dhe përmasat që i lejon mbretërimi dhe pushteti i Tij absolut.“Sunduesit të Ditës së Gjykimit” -Me këto fjalë, Allahu i Madhëruar tregon pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij në Ditën e Gjykimit, e cila është edhe Dita e Kijametit. Kjo është Dita kur njerëzit do të shpërblehen sipas veprave që do të paraqesin në dynja, të mira apo të këqija qofshin. Ai e përmend pushtetin e Tij në Ditën e Gjykimit, sepse atë ditë, pushteti, mbretërimi dhe sundimi i Allahut do t’u shfaqet krijesave i kthjellët dhe i pastër. Atë ditë, ato do ta shohin të plotë dhe të kthjellët mbretërimin, por edhe drejtësinë e urtësinë e Krijuesit. Atë ditë do të zhduket çdo lloj pushteti e mbretërimi nga duart e krijesave, dhe i gjithë pushteti do të jetë në dorë të Krijuesit, ndonëse kështu ka qenë gjithmonë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Sunduesi dhe Mbretëruesi i Ditës së Gjykimit dhe i të gjitha ditëve të tjera. Atë ditë, përpara Tij do të jenë të barabartë mbretërit dhe ata poshtë tyre, skllevërit dhe të lirët. Të gjithë do të jenë të përulur e të nënshtruar ndaj madhështisë së Tij, syulur para Krenarisë së Tij. Të gjithë do të jenë në pritje të gjykimit të Allahut, duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe të frikësuar, njëkohësisht, nga ndëshkimi i Tij.