القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰٓ إِلَى ٱلظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّى لِمَآ أَنزَلْتَ إِلَىَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ ٢٤
Atëherë, ai u dha ujë bagëtive të tyre, pastaj u largua, që të ulej nën një hije. Atje tha: “O Zoti im! Unë kam(shumë)nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti.” - Ai u ul që të çlodhej nën hije, pasi ishte lodhur shumë. Në atë gjendje, duke i kërkuar Zotit që ta furnizonte dhe të kujdesej për të, tha: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti. Unë jam nevojtar dhe i varfër për çdo mirësi që të më japësh dhe ta lehtësosh për mua.” Kjo ishte një lutje duke paraqitur gjendjen nevojtare, dhe jo thjesht një kërkesë. Lutja duke i parashtruar Zotit gjendjen e dobët dhe nevojën e madhe është shumë më e fuqishme dhe e vlefshme sesa thjesht një kërkesë. Kështu vazhdoi Musai të lutej, duke i shprehur Zotit varfërinë, përunjësinë e nevojën e vet, ndërkohë që dy vajzat u larguan në drejtim të shtëpisë së tyre dhe babait plak, për ta njoftuar për atë që ndodhi. Më pas, babai i tyre dërgoi tek Musai njërën nga dy vajzat e tij. Allahu e përshkruan këtë skenë duke thënë: