انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٣

وَلَمَّا وَرَدَ مَآءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِّنَ ٱلنَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِن دُونِهِمُ ٱمْرَأَتَيْنِ تَذُودَانِ ۖ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا ۖ قَالَتَا لَا نَسْقِى حَتَّىٰ يُصْدِرَ ٱلرِّعَآءُ ۖ وَأَبُونَا شَيْخٌ كَبِيرٌ ٢٣

Kur arriti në burimet e Medjenit, gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin ujë bagëtisë. -Ata kishin çuar bagëtitë përujë. Ai ishte një vend me shumë bagëti.Pak më larg vërejti dy vajza, që po përpiqeshin të ndalnin tufën e tyre. -Atje gjeti dy vajza, të cilat qëndronin veçmas dhe mundoheshin të largonin bagëtitë e veta, sepse nuk donin të përziheshin me burrat dhe sepse askush nuk po u linte radhë. Atëherë, Musai i tha:dhe u tha: “Si e keni punën ju të dyja?” - Pse po qëndroni mënjanë dhe pse po i ndaloni bagëtitë tuaja?Ato i thanë: “Ne nuk mund t'u japim ujë (bagëtive tona),derisa të largohen barinjtë... -Ne e kemi zakon që nuk duhet t’i fusim bagëtitë tona, derisa të mbarojnë punë të gjithë barinjtë. Kur ata largohen, atëherë vazhdojmë ne. Duke treguar shkakun, thanë:Ndërkohë që babai ynë është shumë i vjetër (për të ardhur vetë).” - Ai nuk ka fuqi tani, që të vijë e t’u japë ujë bagëtive bashkë me barinjtë e tjerë. Atëherë Musai, duke shprehur keqardhjen e tij për këtë gjendje, shkoi e u dha ujë bagëtive të tyre, pa kërkuar asnjë shpërblim, sepse ai nuk kishte asnjë qëllim tjetër veç kenaqësisë së Allahut të Lartësuar. Kur mbaroi së dhëni ujë bagëtive, ishte piku i vapës, sepse Allahu thotë: