القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَلَمَّآ أَنْ أَرَادَ أَن يَبْطِشَ بِٱلَّذِى هُوَ عَدُوٌّ لَّهُمَا قَالَ يَـٰمُوسَىٰٓ أَتُرِيدُ أَن تَقْتُلَنِى كَمَا قَتَلْتَ نَفْسًۢا بِٱلْأَمْسِ ۖ إِن تُرِيدُ إِلَّآ أَن تَكُونَ جَبَّارًا فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا تُرِيدُ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلْمُصْلِحِينَ ١٩
Pastaj, kur vendosi ta sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai burri i tha(Musait): “O Musa! Vallë, do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin? -Pra, kur izraeliti vazhdoi të grindej me egjiptasin dhe i kërkonte ndihmë Musait, ai u bë gati që të kapej me egjiptasin, por ky i fundit iu drejtua Musait dhe i tha: "A do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin?!"Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë -Të tillë janë tiranët. Ata vrasin dhe marrin jetën e të pafajshmëve pa të drejtë.dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” - Nëse do të doje të ishe rregullues, do të ndërhyje mes ne të dyve duke u përpjekur për të nxjerrë të drejtën, pa qenë nevoja të më vrisje. Atëherë Musai u përmbajt dhe i vuri veshin këshillës. Lajmi për ato që ndodhën në këto dy raste u përhap nëpër qytet, derisa Faraoni dhe oborri i tij vendosën të merrnin një vendim për ekzekutimin e Musait. Megjithatë, Allahu i Madhëruar bëri të mundur që dikush ta paralajmëronte Musain për vendimin, që tashmë ishte marrë kundër tij.