القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَأَصْبَحَ فِى ٱلْمَدِينَةِ خَآئِفًا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا ٱلَّذِى ٱسْتَنصَرَهُۥ بِٱلْأَمْسِ يَسْتَصْرِخُهُۥ ۚ قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰٓ إِنَّكَ لَغَوِىٌّ مُّبِينٌ ١٨
Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u ruajtur. -Pas asaj vrasjeje, Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u fshehur. Ai ruhej nga familja dhe populli i Faraonit. Ai pati frikë sepse kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji ku ai përfshihej drejtpërdrejt. Asnjë izraelit nuk kishte guxuar më parë të bënte një vepër të tillë, përveç Musait, dhe ajo që pritej nuk ishte e mirë. Në këtë gjendje pritjeje......përsëri, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë një ditë përpara, e thirri. -Pra, i njëjti person, - izraeliti që i kishte kërkuar ndihmë një ditë më parë - i kërkoi ndihmë kundër një egjiptiani tjetër. Atëherë, Musai i tha atij duke e qortuar:“Ti qenke ngatërrestar i madh!” - Qenke ngatërrestar dhe keqbërës i papërmbajtur.