مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
تِلْكَ ٱلْجَنَّةُ ٱلَّتِى نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيًّا ٦٣
Këto janë xhenetet që Ne do t’ua japim robërve Tanë që ishin të devotshëm. -Këto kopshte janë bërë për t’ua lënë trashëgim të devotshmëve, që jetojnë ashtu si i porosit Zoti i tyre dhe e adhurojnë Atë ashtu si i urdhëron në shpalljet e Tij, me sinqeritet vetëm për Të. Ky do të jetë vendi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të kërkojnë kurrë të largohen. Atje do të lumturohen përjetësisht, sikurse thotë Zoti: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit. Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit. Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)! [Al Imran 132 – 136].