مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
لَّا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَـٰمًا ۖ وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةً وَعَشِيًّا ٦٢
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm përshëndetje paqeje... -Atje nuk dëgjojnë fjalë të padobishme ose fjalë që të ngarkojnë me gjynahe, as fjalë ofenduese e të ulta apo fjalë që Zoti nuk i do, as fjalë që shkaktojnë dëm e trishtim. Atje dëgjojnë veçse “paqe”, fjalë të pastra, larg çdo mangësie e ligësie. Ata dëgjojnë dhikër, përshëndetje, fjalë të gëzueshme, lajme të mira, biseda të këndshme mes vëllezërish e miqsh. Ata dëgjojnë fjalën e Rrahmanit drejtuar atyre. Ata dëgjojnë zëra të bukur e melodiozë nga hyritë, melekët dhe të djemtë e Xhenetit, që këndojnë me tinguj mrekullues dhe që të mahnitin me fjalët e zgjedhura. Kështu do të ndodhë, sepse ai është një vend i paqes, ku pushtohesh nga paqja e plotë në çdo aspekt....dhe do t'u jepen mirësi të shumta në mëngjes e mbrëmje. -Ushqimet, pijet dhe të gjitha llojet e kënaqësive do të jenë të vazhdueshme kurdo dhe kudo që t’i kërkojnë. Prej bukurisë së këtyre kënaqësive është edhe fakti se ato do të shërbehen plot hijeshi në mëngjes e në mbrëmje. Kështu kënaqësia bëhet më e madhe për ata fatbardhë. Po, për kë janë përgatitur këto kopshte? Allahu thotë: