مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَجَعَلَنِى مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ وَأَوْصَـٰنِى بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمْتُ حَيًّا ٣١
Më ka bërë të bekuar kudo që të jem... -Në çdo vend dhe kohë unë do të jem i bekuar e dobiprurës. Dobia e bekimi që përmendet këtu është mësimi i së mirës, ftesa e njerëzve tek e mira, si dhe ndalesa nga e keqja. Ftesa e njerëzve në rrugën e Zotit me fjalët dhe punët e mira është nga dhuratat më të bekuara që Zoti u jep njerëzve. Kështu, çdokush që shoqërohej me Isain e mbulonte begatia dhe mbarësia. Ai vetë lumturohej me shoqërinë e Isait.... dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. -Ishte porositur të përmbushte, së pari, detyrimet ndaj Zotit. Më i madhi detyrim është falja e namazit në formë të përkryer. Allahu i Madhëruar e urdhëroi gjithashtu të përmbushte detyrimet ndaj njerëzve dhe më i madhi detyrim në këtë aspekt është dhënia e zekatit. Allahu e porositi që ta bënte këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij. Isai patjetër që do ta zbatonte këtë porosi ashtu siç e kërkonte Zoti i madhëruar.