مريم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قَالَ إِنِّى عَبْدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِىَ ٱلْكِتَـٰبَ وَجَعَلَنِى نَبِيًّا ٣٠
Ai(Isai)tha: “Unë jam rob i Allahut. –Isai iu paraqit atyre si rob dhe adhurues i Zotit. Në fjalët e para të tij drejtuar popullit, ai u tregoi se ishte thjesht një krijesë, rob dhe adhurues i Zotit dhe nuk kishte asnjë cilësi që ta bënte të meritueshëm që të adhurohej si Zoti apo që të ishte bir i Zotit. Allahu është i lartësuar, i dëlirë dhe i pastër nga trillimet e shëmtuara të të krishterëve, që në fakt, kundërshtojnë edhe vetë fjalën e Isait, kur tha: “Unë jam rob i Allahut." Edhe pse pretendojnë se janë pasues të Isait, në të vërtetë ata tregojnë se janë kundërshtarë të tij me këtë trillim. Pastaj Isai tha:Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. -Ai e ka përcaktuar të më japë mua Librin. Isai u bëri të qartë se ishte veçse rob dhe adhurues i Allahut. Ishte Allahu ai që i kishte mësuar Librin dhe e kishte bërë profet. Kështu e përshkruante Isai për veten e vet.