الكهف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِىَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ ۚ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا ۖ وَإِن تَدْعُهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ فَلَن يَهْتَدُوٓا۟ إِذًا أَبَدًا ٥٧
E kush është më i padrejtë se ai, i cili pasi këshillohet me argumentet e Zotit të vet ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që bëri me duart e veta? -Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi dhe ligësi më të madhe sesa ajo e atij njeriu që këshillohet përmes ajeteve kuranore dhe i qartësohet e vërteta nga e kota, dhe përsëri ai i kthen shpinën kësaj ftese. Edhe pse i vijnë paralajmërime e kërcënime nga Zoti përmes Shpalljes, ai përsëri nuk beson. Ai nuk përfiton aspak nga paralajmërimet dhe nuk kthen rrugë nga ligësitë që bënte. Ai i harron të gjitha poshtërsitë që bën dhe asnjëherë nuk i frikësohet Mbikëqyrësit, që i di të gjitha të fshehtat. Sigurisht, kjo është padrejtësi më e madhe sesa ajo e atij njeriu që nuk i kanë ardhur qartësisht e hollësisht dhe nuk është paralajmëruar me ajetet e Allahut. Edhe pse edhe ky është i padrejtë, vepra e tij është më e vogël se ajo e atij që është i vetëdijshëm për gjynahet që bën. Këtë të fundit e dënon Allahu, sepse i kthen shpinën ajeteve dhe i harron gjynahet e veta. Ai kënaqet me gjendjen e vet të mjerë dhe nuk pendohet për gjynahet që bën. Këto gjynahe bëhen shkak që atij t’i mbyllen portat e udhëzimit, sepse i vulosin zemrën.Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë që të mos e kuptojnë atë(Kur’anin), -Kjo vulosje i pengon ata që të kuptojnë ajetet e Allahut, edhe pse mund t’i dëgjojnë ato me veshët e tyre. Ata nuk arrijnë të kuptojnë e as të përfitojnë nga ato ajete. Për ta, Allahu thotë gjithashtu:... dhe në veshët e tyre shurdhërinë.... -Veshët i kanë të shurdhuar, prandaj ajetet e Allahut nuk arrijnë në zemrën e tyre, edhe pse kalojnë në veshët e tyre. Ai dëgjim nuk u sjell asnjë dobi. Duke qenë në këtë gjendje, nuk ka asnjë rrugë për udhëzimin e tyre. Allahu thotë:... Prandaj edhe nëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk do ta pranojnë kurrë udhëzimin. -Ftesës mund t’i përgjigjen ata që nuk kanë ditur gjë më parë. Ndërsa ata të cilët e kanë mësuar njëherë të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë, ata tregojnë se parapëlqejnë rrugën e humbjes. Kjo është arsyeja që Allahu i ndëshkon drejtësisht me vulosjen e zemrave. Nuk ka asnjë mënyrë për udhëzimin e tyre. Ky ajet është një kërcënim shumë i frikshëm për ata që e njohin të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë. Këta janë të rrezikuar që të pengohen përfundimisht për të gjetur udhëzimin, dhe kështu kurrë nuk kanë për ta gjetur atë. I mençuri qëndron sa më larg kësaj vepre të frikshme. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon faljen e mëshirën e madhe të Tij për njerëzit. Ai i fal gabimet dhe ua pranon pendimin atyre që pendohen.