انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الكهف
السورة ١٨

الكهف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٦

وَمَا نُرْسِلُ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ ۚ وَيُجَـٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِٱلْبَـٰطِلِ لِيُدْحِضُوا۟ بِهِ ٱلْحَقَّ ۖ وَٱتَّخَذُوٓا۟ ءَايَـٰتِى وَمَآ أُنذِرُوا۟ هُزُوًا ٥٦

Ne i dërgojmë profetët veçse si përgëzues e qortues. Por ata që mohojnë përdorin të pavërtetat në polemikat e tyre, me qëllim që, përmes tyre, të dobësojnë të vërtetën. Ata tallen me argumentet e Mia dhe atë që kërcënohen. -Allahu i Madhëruar nuk i dërgoi profetët pa qëllim dhe as që njerëzit t’i konsideronin si zota. Vetë profetët kurrë nuk i kanë ftuar njerëzit që t’i adhurojnë ata. Ata kanë ftuar vetëm tek e mira dhe kanë ndaluar të keqen. Ata erdhën si përgëzues për të gjithë ata që besojnë dhe jetojnë sipas porosive të tyre, se do të kenë shpërblim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Por ata erdhën edhe si qortues dhe paralajmërues për të gjithë ata të cilët nuk iu binden, se do të kenë ndëshkim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Kështu, nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve, Allahu i ka bërë të qarta argumentet për njerëzit, prandaj askush nuk ka për të pasur justifikim para Tij. Megjithatë, mohuesit, të cilët janë të mbushur me padrejtësi e ligësi, dinë veçse të refuzojnë dhe të polemizojnë me kotësira kundër të vërtetës. Ata luftojnë kundër të vërtetës për të ndihmuar të kotën, me të gjitha mundësitë e tyre. Ata janë tallur me profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij dhe janë mburrur me ato njohuri që kishin. Por Allahu i Madhëruar dëshiron veçse ta plotësojë dritën e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit. Ai do të lartësojë të vërtetën mbi kotësinë dhe ligësinë. Ai thotë: “Përkundrazi, Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të pavërtetën, e cila zhduket. Mjerë ju për ato që trilloni!” [Enbija 18]. Prej mëshirës dhe urtësisë së Allahut është edhe fakti që Ai bëri shumë besimtarë që luftojnë të kotën dhe ua bëjnë të qartë atë njerëzve. Qartësimi i të keqes dhe kotësisë së saj bën të mundur që edhe e vërteta të bëhet më e qartë. Përmes të kundërtave, çështjet sqarohen më mirë.