الإسراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِذَآ أَنْعَمْنَا عَلَى ٱلْإِنسَـٰنِ أَعْرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ ۖ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ كَانَ يَـُٔوسًا ٨٣
Kur e begatojmë njeriun(me të mira), ai prapësohet(nga besimi)dhe largohet(nga Rruga e Drejtë). -Kjo është natyra e njeriut, si krijesë e dobët, e prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë. Përjashtim bëjnë vetëm ata që Allahu i Madhëruar i udhëzon. Kur Allahu e begaton me të mira, njeriu gëzohet, dhe e tepron me gëzimin e tij, duke u bërë arrogant. Kjo e bën atë që t’i kthejë shpinën e të largohet nga Zoti i tij: as nuk e kujton Atë e mirësitë e Tij dhe as nuk tregon mirënjohje për to.Kur e godet e keqja, ai e humb shpresën. -Kur atë e godet ndonjë sprovë, si për shembull sëmundje, e shikon atë pesimist të plotë, që nuk pret më asnjë të mirë. Kështu, Ai nuk shpreson më te Zoti i vet dhe mendon se halli në të cilin ndodhet do të vazhdojë përgjithmonë e nuk do të largohet prej tij. Por nuk janë kështu ata që Allahu i ka udhëzuar. Këta të zgjedhur dhe fatlumë, kur janë mes mirësive, nënshtrohen para Zotit të tyre, për t’i shprehur Atij mirënjohjen me adhurime e me vepra që Ai ka përcaktuar për këtë çështje. Ndërsa kur janë në sprovë e vështirësi, shpresojnë në shpëtimin dhe mëshirën e Allahut për t’ua larguar atë. Kjo ua lehtëson sprovat dhe u sjell qetësi e prehje, urtësi e maturi.