الإسراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّـٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارًا ٨٢
Ne të shpallëm Kur’anin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve u shton veçse dëshpërim. -Kur'ani është shërim e mëshirë, por jo për të gjithë. Kjo u mundësohet besimtarëve të Allahut, që e besojnë vërtetësinë e ajeteve e mesazheve të tij, që punojnë me kumtet e urdhëresat e tij. Ndërsa për të padrejtët, që nuk besojnë në vërtetësinë e ajeteve dhe nuk zbatojnë urdhëresat e tij, ajetet e Kur'anit kanë për t’iu shtuar veçse dëshpërimin e humbjen. Ata nuk do të kenë më justifikim e arsyetim para Zotit. Shërimi që përmban Kur'ani është i përgjithshëm, për të gjitha llojet e sëmundjeve. Ai është shërim për zemrat nga sëmundjet e dyshimeve, pasigurisë, paditurisë, arsyetimeve të prishura e dëmtuese, devijimit shkatërrues dhe prej qëllimeve të sëmura e të liga. Kur'ani i shëron këto lloj sëmundjesh të zemrës përmes diturisë së sigurt që përmban. Kjo dituri largon çdo dyshim, paqartësi dhe pasiguri. Me këshillat e porositë e tij të shndritshme, ai shëron çdo sëmundje të epshit dhe të dëshirave të pakontrolluara, që bien ndesh me urdhëresat e Zotit. Kur'ani është shërim edhe për sëmundjet fizike, sepse largon dhimbjet dhe vuajtjet e trupit, me lejen e Zotit. Kur'ani është edhe mëshirë. Me mënyrat e mjetet për arritjen e udhëzimit dhe të mirësisë, që Kur'ani nxit, mund të themi me bindje se njerëzit fitojnë lumturinë, sepse gjejnë rrugën drejt mëshirës së Zotit. Nëse i përfshin mëshira e Zotit, ata fitojnë lumturinë e përjetshme dhe shpërblimet e Tij në këtë jetë e në ahiret.