At-Tawba
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ٱسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّىٰ يَسْمَعَ كَلَـٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُۥ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْلَمُونَ 6
Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tha: “Pasi të kalojnë muajt e ndaluar, luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg.” Ky ishte një urdhër i përgjithshëm, i cili duhej të zbatohej mbi të gjithë të përshkruarit, e në çdo gjendje. Por, përmes këtyre ajeteve në vijim, Allahu i Lartësuar na shpjegon se, nëse është i dobishëm afrimi i ndonjë mohuesi, atëherë kjo është e lejueshme, madje mund të bëhet edhe detyrë në donjë rast. Prandaj Allahu i madhëruar thotë:Nëse ndonjë idhujtar të kërkon mbrojtje, ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt! -Nëse ndonjë idhujtar të kërkon që ta strehosh dhe ta mbrosh nga ndonjë rrezik, jepja atë që ai kërkon. Një vepër e tillë është e lejueshme, nëse ajo mundëson që ai të dëgjojë fjalën e Allahut dhe të shikojë jetën e mrekullueshme të muslimanëve, të cilët e zbatojnë Islamin në jetën e tyre. Nëse atij i mundësohet të shohë mirësinë e të jetuarit sipas Islamit, kjo mund të bëhet shkak për udhëzimin e tij. Kjo është një dobi shumë e madhe, prandaj i Madhëruari thotë: “...ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt!” Më pas, nëse ai pranon Islamin, kjo do të ishte e mrekullueshme, e nëse jo, atëherë dërgojeni atë në një vend ku ai është i sigurt.Kështu vepro, sepse ata janë njerëz që nuk dinë! -Këta janë urdhrat e Allahut të Madhërishëm, i Cili është i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm. Ai na urdhëron kështu, sepse mohuesit janë njerëz që nuk dinë, dhe ndoshta mohimi i tyre vjen për shkak të paditurisë dhe paqartësive të tyre. Nëse ata përjetojnë dhe shohin nga afër Islamin dhe besimtarët, ata pa dyshim do ta zgjedhin dhe pranojnë këtë fe për veten e tyre. Kjo është arsyeja që Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij - dhe nëpërmjet Tij, të gjithë umetin, - që ta strehojnë dhe mbrojnë këdo që kërkon të dëgjojë fjalën e Allahut. Ky ajet është një argument i qartë dhe i kthjellët që tregon se Kur'ani është fjala Allahut dhe se ai nuk është i krijuar. Është vetë Allahu që ka folur me këtë Kur'an, dhe Ai e prezanton atë si një atribut të Tij, duke thënë: “Kelâmull-llâh” - “Fjala e Allahut”, pra, Fjala të cilën Ai e ka folur. Kështu ne besojmë se Kur'ani nuk është i krijuar, por është atribut i Allahut, pra, është Fjalë e Allahut, ndryshe nga çfarë thonë mu'tezilitë, që pretendojnë se Kur'ani është i krijuar. Argumentet që tregojnë se Kur'ani është Fjala e Allahut janë të shumta, por nuk është ky vendi i përmendjes së tyre në mënyrë shteruese.