سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
سورت 9

At-Tawba

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 42

لَوْ كَانَ عَرَضًا قَرِيبًا وَسَفَرًا قَاصِدًا لَّٱتَّبَعُوكَ وَلَـٰكِنۢ بَعُدَتْ عَلَيْهِمُ ٱلشُّقَّةُ ۚ وَسَيَحْلِفُونَ بِٱللَّهِ لَوِ ٱسْتَطَعْنَا لَخَرَجْنَا مَعَكُمْ يُهْلِكُونَ أَنفُسَهُمْ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُمْ لَكَـٰذِبُونَ 42

Sikur të kishte qenë ndonjë fitim i shpejtë dhe udhëtim i lehtë, ata do të kishin ardhur pas teje; por për ta ajo ishte një rrugë e gjatë dhe e rëndë. -Udhëtimi për të shkuar në luftë kundër romakëve iu duk shumë i gjatë dhe i vështirë, prandaj ata u treguan të plogësht dhe nuk lëvizën që të shkonin bashkë me Profetin. Kjo nuk ishte një sjellje që shprehte devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar. Adhurues i vërtetë i Allahut të Lartësuar është ai që i nënshtrohet dhe e adhuron Atë në të gjitha gjendjet. Adhuruesi i vërtetë i bindet Zotit në të gjitha kërkesat dhe porositë që Ai jep. Adhurues i vërtetë është ai i cili e realizon adhurimin e Allahut të Lartësuar qoftë kur bëhet fjalë për çështje të thjeshta, qoftë kur bëhet fjalë për çështje të vështira. Në vijim thotë Allahu i Lartësuar:Ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju.” -Ata do të justifikohen duke nxjerë lloj lloj arsyesh për t’u shfajësuar, madje do të betohen përpara teje për këto çështje. Në të vërtetë, kështu ata shkatërrojnë vetveten:Ata kështu shkatërrojnë veten e tyre. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë. -Duke mos marrë pjesë në luftë dhe duke sjellë lloj lloj justifikimesh, që nuk janë të vërteta, ata thjesht shkatërrojnë vetveten. Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e di se ata janë gënjeshtarë." Këto qortime dhe fjalë të rënda janë në adresë të hipokritëve, të cilët nuk iu përgjigjën kushtrimit të dhënë nga Profeti për të marrë pjesë në luftën e Tebukut. Të gjithë këta nxorrën lloj lloj justifikimesh për të mos marrë pjesë në luftë. Profeti ua pranoi justifikimet pa i hetuar dhe pa u kërkuar shpjegime të hollësishme, që të shihej cili ishte i sinqertë dhe cili ishte shtiracak. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e qorton Profetin e Tij që u nxitua të pranonte justifikimet e tyre: