At-Tawba
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
لَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ فِى مَوَاطِنَ كَثِيرَةٍ ۙ وَيَوْمَ حُنَيْنٍ ۙ إِذْ أَعْجَبَتْكُمْ كَثْرَتُكُمْ فَلَمْ تُغْنِ عَنكُمْ شَيْـًٔا وَضَاقَتْ عَلَيْكُمُ ٱلْأَرْضُ بِمَا رَحُبَتْ ثُمَّ وَلَّيْتُم مُّدْبِرِينَ 25
Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësitë e Tij të shumta dhe ndihmën e madhe në shumë luftëra të tyre kundër mohuesve. Në mënyrë të veçantë, Ai u kujton ndihmën e Tij në betejën e Hunejnit, kur u shtrënguan aq shumë, saqë u larguan nga fushëbeteja. Toka, aq e gjerë sa është, atyre ju duk e ngushtë dhe mbytëse. Kur çliroi Mekën, Profeti (a.s)dëgjoi se fisi Heuazin kishte nisur mobilizimin për të kryer një luftë kundër tij. Kështu, Profeti u nis drejt këtij fisi, në krye të një ushtrie me sahabë të vjetër, që kishin marë pjesë në çlirimin e Mekës, por edhe shumë mekas që sapo kishin pranuar Islamin. Ishte një ushtri shumë e madhe prej 12000 vetësh, ndërkohë që ushtria e idhujtarëve ishte vetëm me 4000 vetë. Ky raport numerik u pëlqeu disa muslimanëve, të cilët në vetëkënaqësi e sipër thanë: “Sot nuk ka asnjë mundësi të mposhtemi!” Kur u përballën dy ushtritë, forcat e fisit Heuazin u lëshuan me një mësymje të menjëhershme mbi forcat muslimane, të cilat u çoroditën dhe nuk po shikonin më nga po iknin. Rreth e rrotull Profetit (a.s) mbetën veçse njëqind burra të patundur, të cilët luftuan kundër idhujtarëve, që vërshonin nga çdo drejtim. Ndërkohë, Profeti i Allahut, pa u trembur, e drejtoi mushkën mbi të cilën qëndronte drejt idhujtarëve dhe u nis me vrull drejt tyre duke thënë: “Unë jam Profet e jo mashtrues. Unë jam biri i Abdul Mutalibit.". Duke parë se çfarë ndodhi me muslimanët, Profeti urdhëroi Abas Ibn Abdil Mutalibin që të thërriste me zë të lartë ensarët dhe muslimanët e tjerë, që po largoheshin nga fushëbeteja. Abasi shquhej për zërin e tij kumbues dhe të lartë. Ai thirri: “O burrat i Semurasë! O ju që dini suren Bekare!" Kur dëgjuan zërin e tij, ata reaguan menjëherë si një trup i vetëm dhe të gjithë u kthyen sërish në betejën me idhujtarët. Kështu, Allahu i Madhëruar i mposhti idhujtarët me një humbje poshtëruese. Të gjitha pasuritë, gratë dhe fëmijët e tyre tashmë ishin në dorë të Profetit të Allahut, si plaçkë e begatshme lufte. Për këtë thotë i Madhëruari:Sigurisht që Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja. Edhe në ditën e Hunejnit, kur ju u mahnitët nga numri juaj i madh, por që nuk ju vlejti aspak. -Hunejn quhej vendi ku u zhvillua kjo betejë. Ai ndodhej diku mes Mekës dhe Taifit. Numri i madh nuk u vlejti aspak muslimanëve, sepse fitorja ka lidhje me diçka tjetër, që ata e cënuan. Prandaj edhe përfundimi qe:Toka ju duk e ngushtë, me tërë atë gjerësi dhe më pas ju u tërhoqët. -Trishtimi ju pllakosi kur patë dështimin në fushëbetejë. Ju e patë veten tuaj duke ia mbathur nga fushëbeteja të mposhtur e të frikësuar. Por Allahu i Madhëruar, i Cili dëshiron që t’ju ndihmojë e udhëzojë, thotë: