Al-Burooj
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ 13
Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon. -Allahu është i vetmi që krijon dhe i vetmi që e rikthen krijimin e Tij. Askush nuk mund t’i ketë këto cilësi, përveç Tij. Ai është El Gafuru – Falësi, i Cili i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Ai i mbulon të metat atyre që i kërkojnë falje dhe shprehin pendesë tek Ai. Allahu është El Uedud - i Dashuri, i Cili i do të zgjedhurit e Tij me një dashuri që nuk i përngjan asnjë dashurie tjetër. Ashtu sikurse është i pashembullt në cilësitë e Tij të madhështisë, bukurisë dhe të veprave të Tij, ashtu edhe dashuria që Ai ka ka vendosur në zemrat e të zgjedhurve të Tij për Të nuk i përngjan asnjë lloj dashurie tjetër. Dashuria për Allahun është esenca e adhurimit. Dashuria për Të qëndron mbi çdo dashuri tjetër dhe i mposht ato. Çdo dashuri tjetër që nuk buron nga dashuria për Të dhe nuk ka lidhje me Të, ajo është vuajtje dhe trishtim për zemrën të cilën ka pushtuar. Allahu i do të zgjedhurit e Tij dhe ata e duan Atë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”. El Meueddetu është dashuri e kulluar dhe e kthjellët. Allahu i Lartësuar ka përmendur së bashku dy cilësi të Tij: Falës dhe i Dashur. Kjo ka një nënkuptim shumë të bukur: Ai jo vetëm që i fal ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar, por edhe i do ata me dashurinë e Tij. Disa mendojnë se Allahu vetëm u fal gjynahet atyre që pendohen, por nuk i do ata. Por ky ajet i hedh poshtë këto pretendime. Madje, Allahu i Madhëruar gëzohet shumë për pendimin e robit të Tij gabimtar. Profeti (a.s.) na jep një shembull për të treguar gëzimin e madh të Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet kur ai pendohet, sesa ndonjëri prej jush i cili, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e humbet devenë së bashku me ujin dhe ushqimin. Ai kërkon dhe e kërkon, derisa e humb shpresën për ta gjetur. Kështu, i lodhur e shpresë humbur, ulet nën hijen e një peme. Por kur hap sytë dhe e sheh deve-në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt”, duke gabuar nga gëzimi i madh.” Kësisoj, gëzimi i Allahut për pendimin e robit është më i madh sesa gëzimi i atij robi. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i madhëruar! Sa e madhe është mirësia e Tij! Sa e gjerë është bujaria e Tij e sa të shumta janë dhuratat e Tij!