سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
سورت 8

Al-Anfaal

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 35

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمْ عِندَ ٱلْبَيْتِ إِلَّا مُكَآءً وَتَصْدِيَةً ۚ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ 35

Namazi i tyre në Shtëpinë e Allahut ishte vetëm fishkëllima dhe duartrokitje. -Adhurimi i idhujtaëve, - atyre të cilët pengonin besimtarët e vërtetë të futeshin në Xhaminë e Shenjtë, - ishte vetëm fishkëllima dhe duartrokitje. Këto ishin veprime injorantësh, pa mend në kokë, të devijuar dhe të humbur në errësira. Kur namazin, që është adhurimi më i rëndësishëm që i përkushtohet Zotit të Lartësuar, ata e trajtonin në këtë mënyrë, atëherë çfarë ndodhte me adhurimet e tyre të tjera?! Kështu, ata tregonin se në zemër nuk kishin aspak madhërim për Zotin e tyre. Ata nuk kishin asnjë lloj njohurie për të drejtat e Zotit dhe për shenjtërinë e adhurimeve, që duhet t’i përkushtohen Atij. Gjithashtu, ata nuk tregonin asnjë lloj respekti për vendin më të mirë dhe më të nderuar të tokës. Çfarë adhurimi mund të prisje nga të tillë njerëz?! Çfarë mirësie mund të pritej prej tyre?! Çfarë bënin ata që të pretendonin se e meritonin më tepër këtë xhami, sesa besimtarët, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: “Është e sigurt se kanë fituar besimtarët. Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur; Ata, të cilët i shmangen së kotës (fjalë a punë), Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit; Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit. Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm - Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, Që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmonë.”. [Muminunë 1 – 11]. Kështu, nuk është çudi që Allahu i Lartësuar e la Xhaminë e Shenjtë në trashëgim të besimtarëve të sinqertë, që ta adhurojnë Atë si Një dhe të vetëm, dhe pastaj t’u shpallë atyre ajetet: “O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti!” [Teube 28]. Ndërsa në këto ajete Allahu i Lartësuar thotë:Prandaj “shijojeni dënimin, se ju nuk besonit! -Vuajeni ndëshkimin për mohimin e Shpalljes dhe të udhëzimit që Profeti (a.s)solli nga Allahu i Lartësuar.