Al-A'raaf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلطُّوفَانَ وَٱلْجَرَادَ وَٱلْقُمَّلَ وَٱلضَّفَادِعَ وَٱلدَّمَ ءَايَـٰتٍ مُّفَصَّلَـٰتٍ فَٱسْتَكْبَرُوا۟ وَكَانُوا۟ قَوْمًا مُّجْرِمِينَ 133
Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak... - Një shi i rrëmbyeshëm përmbyti arat, duke shkatërruar prodhimet e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar dërgoi kundër tyre re me karkareca, që hëngrën edhe ato pak prodhime që mund të kishin ngelur.Gjithashtu, Allahu thotë se dërgoi “el kumel”, që mund të kenë qenë edhe karkalecë të vegjël, të cilët gjithashtu dëmtojnë të mbjellat. Por në kuptimin e drejtpërdrejtë, ‘el kumel’ do të thotë parazitë ose morra, të njohur për dëmin që shkaktojnë. Përveç këtyre, Allahu i Lartësuar dërgoi si ndëshkim edhe një valë me bretkosa, aq sa njerëzve iu mbushën edhe enët me bretkoca, duke shkaktuar një shqetësim dhe dëmtim shumë të madh. Ndëshkim tjetër ishte gjaku. Sipas disa shpjeguesve të Kur'anit, të gjithë popullit i plasi gjak nga hundët. Por interpretimi që përkrahet nga shumica e komentuesve është se uji i pijshëm, domethënë, puset dhe burimet ku ata merrnin ujë, u shndërruan në gjak, dhe ata po pinin gjak në vend të ujit, madje edhe gatimet i bënin veçse me gjak. Në vijim Allahu i Lartësuar thotë:...Shenja të qarta njëra pas tjetrës. - Të gjitha këto ishin shenja të qarta, që tregonin se ata ishin mashtrues, të pabindur dhe të padrejtë, që nuk e besonin Musain. Nga ana tjetër, këto shenja tregonin se Musai ishte i vërtetë në ato që thoshte, si përcjellës i fjalës së Zotit.Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. - Edhe pse panë shenja kaq të qarta, ata përsëri nuk besuan dhe nuk e pasuan Musain. Që në fillim ata ishin popull i padrejtë, prandaj e merituan ndëshkimin e Allahut të Lartësuar.