Al-An'aam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُلْ أَغَيْرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلَا يُطْعَمُ ۗ قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ ۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ 14
Thuaj: “A të pranoj mbrojtës tjetër veç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës, i Cili ushqen të tjerët dhe Vetë nuk ushqehet?” -Kuptimi: Thuaju idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë veç Allahut: Vallë, veç Allahut, të adhuroj unë si zota të tjerë këto krijesa të dobëta dhe të pafuqishme, duke kërkuar prej tyre që të përkujdesen për mua dhe të më ndihmojnë?! Jo, veç Allahut, kurrë nuk kam për të zgjedhur ndonjë mik të dashur, që të përkujdeset për mua dhe unë t’ia lë çështjet e mia në dorën e tij. Allahu është Shpikësi dhe Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe Ai përkujdeset për to. Allahu ushqen dhe nuk ushqehet. Ai është Furnizuesi i të gjitha krijesave dhe nuk ka nevojë për asnjë prej tyre. Atëherë, si mund të ketë logjikë përzgjedhja e një zoti tjetër për ta adhuruar, në vend të Allahut, i Cili është Krijuesi, Furnizuesi, i Pasuri dhe i Lavdëruari?!Thuaj: “Jo. Unë jam i urdhëruar të jem i pari që i dorëzohet(dhe i bindet) Allahut. Pra mos u bëni kurrsesi nga idhujtarët!” -Kuptimi: Unë jam i pari që do t’i dorëzohet tërësisht dhe vetëm Allahut të Madhërishëm, duke e njësuar në çdo drejtim dhe duke iu nënshtruar me bindje e madhërim, sepse unë duhet më parë se çdokush tjetër që ta zbatoj këtë urdhër të drejtë të Zotit tim. Unë jam ndaluar që të bëhem si idhujtarët. Unë duhet të jem ndryshe nga ata në besimin rreth Zotit dhe praktikimin e fesë. Unë as nuk do të rri apo të pleksem me ta, qoftë edhe sa për t’u treguar atyre se unë nuk jam si ata. Dorëzimi vetëm ndaj Allahut të madhëruar dhe distancimi nga idhujtarët përbën detyrën më të rëndësishme që më është ngarkuar. Pa dyshim, poshtërsia ndaj Zotit duke adhuruar dikë tjetër veç Tij, e bën të detyrueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit dhe zemërimin e të Plotpushtetshmit.