سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورت 6

Al-An'aam

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 125

فَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يَهْدِيَهُۥ يَشْرَحْ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَـٰمِ ۖ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُۥ يَجْعَلْ صَدْرَهُۥ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِى ٱلسَّمَآءِ ۚ كَذَٰلِكَ يَجْعَلُ ٱللَّهُ ٱلرِّجْسَ عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ 125

Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron gjoksin për Islamin. Ndërsa atë që dëshiron ta lërë të humbur, ia bën gjoksin të ngushtë e të rënduar, si të ishte duke u ngjitur në qiell. Kështu e zbret Allahu dënimin mbi ata që nuk besojnë. -Allahu i Lartësuar u tregon robërve të Tij shenjat dalluese të lumturisë dhe udhëzimit në rrugën e drejtë dhe shenjat e shkatërrimit dhe të përhumbjes. Shenjat e lumturisë dhe udhëzimit në rrugën e drejtë janë: zgjerimi i gjoksit për të pranuar Islamin dhe gjetja e kënaqësisë në të, ndriçimi me dritën e imanit dhe stolisja me sigurinë e plotë në vërtetësinë e Shpalljes së Allahut. Kështu, shpirti gjen prehje dhe fillon ta dojë mirësinë. Ai fillon të nënshtrohet për kryerjen e veprave të urdhëruara, madje ndien dëshirë për kryerjen e tyre. Ai ndien kënaqësi dhe nuk e shikon aspak të vështirë përkushtimin ndaj Allahut të Lartësuar. Këto shenja tregojnë se Allahu i Lartësuar e ka udhëzuar atë dhe i ka dhuruar suksesin për të ndjekur rrugën më të mirë. Ndërsa shenja treguese të atij që Allahu i Lartësuar dëshiron dhe gjykon për ta lënë në humbje është ngushtimi i gjoksit dhe pakënaqësia e tij në lidhje me imanin, diturinë dhe bindjen për Shpalljen e Zotit. Zemra e tij është e mbushur me dëshira të shfrenuara, që e shpërqendrojnë nga imani dhe rruga e lumturisë. Ajo është e mbushur me dyshime dhe pasiguri ndaj të vërtetës së shpallur nga Zoti, e cila është rruga e vetme drejt lumturisë në të dyja jetët. Në këtë mënyrë, ai ia ka bllokuar rrugën mirësisë për të hyrë në zemrën e tij. Ajo zemër nuk gjen kënaqësi dhe asnjë motiv për të kryer ndonjë të mirë. Aq shumë i ngushtohet zemra për mirësinë, saqë Allahu i Lartësuar e krahason rëndesën që ai përjeton në gjoks me atë të dikujt të cilit i kërkohet të ngrihet në qiell. Siç është e vështirë për dikë që të ngrihet lart në qiell, ashtu është e rëndë për këta që të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas udhëzimit të Zotit. Shkak për këtë është mungesa e imanit në zemrat e tyre. Duke refuzuar imanin dhe nënshtrimin sipas tij, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar të lëshojë mbi ta këtë ndëshkim. Janë vetë ata që ia mbyllin vetes portën e mëshirës dhe bamirësisë. Ky është një rregull i pandryshueshëm. Nuk ka dyshim se ai i cili shpenzon të gjitha mundësitë dhe përpjekjet e tij, përkushtohet me sinqeritet për të qenë i devotshëm, duke kryer urdhëresat e lënë haramet, në shenjë dashurie, nënshtrimi e madhërimi për Allahun dhe ka besim të drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar atij rrugën e drejtë. Ndërsa ai i cili tregohet koprrac, duke mos shpenzuar as mundin më të vogël për hir të fesë, tregohet jonevojtar dhe mospërfillës ndaj udhëzimit të Allahut, duke mos besuar dhe duke refuzuar të nënshtrohet sipas këtij besimi, ai i ka hyrë rrugës më të vështirë, përfundimi i së cilës ka për të qenë i dhimbshëm, sikurse thotë i Lartësuari në një sure tjetër: “Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin) dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit.” [Lejl 4 - 10].