Al-An'aam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَا فِى كُلِّ قَرْيَةٍ أَكَـٰبِرَ مُجْرِمِيهَا لِيَمْكُرُوا۟ فِيهَا ۖ وَمَا يَمْكُرُونَ إِلَّا بِأَنفُسِهِمْ وَمَا يَشْعُرُونَ 123
Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe(kundër të vërtetës). Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë. -Krimet dhe poshtërsitë e këtyre krerëve janë shumë të mëdha. Intrigat e tyre janë shumë tinzare. Ata përdorin çdo rrugë për të mashtruar njerëzit dhe për t’i ftuar në rrugën e Shejtanit. Ata i kanë luftuar pandërprerë dhe pa mëshirë profetët dhe pasuesit e tyre, me fjalë dhe me vepra. Por kurthet dhe intrigat e tyre godasin po ata vetë. Është e vërtetë që ata ngrenë kurthe kundër të vërtetës dhe ithtarëve të saj, por edhe Allahu i Lartësuar ngre kurthe për ta. Pa dyshim, Allahu është më i miri që shkatërron kurthet e armiqve të fesë së Tij, duke i ndëshkuar në mënyrë të drejtë për zullumin e tyre. Allahu i Lartësuar i ndihmon dhe i dallon mbi të tjerët udhëheqësit e të vërtetës, të cilët, të ndriçuar me dritën e Zotit, u dalin në ballë këtyre kriminelëve me argumente dhe fakte të pakthyeshme, por edhe duke luftuar në rrugën e Zotit dhe duke shpenzuar gjithçka që zotërojnë për hir të Tij. Këta të zgjedhur ndjekin çdo rrugë të mundshme dhe bëjnë çdo përpjekje për arritjen e këtij qëllimi madhështor, të cilit ia kanë dorëzuar veten e tyre. Është vetë Allahu i Lartësuar Ai që i drejton në mençurinë dhe urtësinë e tyre, është Ai që forcon zemrat dhe këmbët e tyre. Edhe pse ditët e triumfit Allahu i Lartësuar i bën të vërtiten mes tyre, përfundimi është i sigurt: fitorja do të jetë për të devotshmit. Atyre do t’ju takojë përfundimi i mirë. Po çfarë i bën këta kriminelë të mëdhenj, krerë të ligësisë, që të jenë këmbëngulës në refuzimin e të vërtetës të sjellë nga profetët? Është pikërisht smira, urrejtja dhe armiqësia që kanë. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e tyre: