سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورت 6

Al-An'aam

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 12

قُل لِّمَن مَّا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ قُل لِّلَّهِ ۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفْسِهِ ٱلرَّحْمَةَ ۚ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ لَا رَيْبَ فِيهِ ۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ 12

Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Thuaj: “Vetëm Allahut.”. -Profeti udhëzohet që t’u drejtohet idhujtarëve, duke i bërë të pohojnë njëshmërinë e Allahut, dhe t’u thotë: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë? Kush është Krijuesi, Zotëruesi dhe Sunduesi i tyre? Kush i rregullon çështjet dhe kujdeset për krijesat? Ai është Allahu.” Ata e pranojnë një fakt të tillë. Atëherë, ashtu sikurse e pranojnë faktin që Allahu është Krijuesi dhe Mbretëruesi i qiejve dhe i Tokës, ashtu le ta pranojnë edhe faktin që vetëm Ai meriton adhurimin dhe sinqeritetin në përkushtim.Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. -Të gjitha botët janë krijesa të Allahut dhe është Ai që i sundon dhe përkujdeset për to. Ai e ka shtrirë mëshirën dhe bamirësinë e Tij mbi ta. Allahu ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ai ia ka bërë detyrë Vetes së Vet që mëshira e Tij të tejkalojë zemërimin e Tij. Dhurimi i mirësive është më i dashur për Të sesa ndalimi i të mirave. Allahu i Madhëruar ua ka hapur portat e mëshirës të gjitha krijesave, por janë vetë ata që ia mbyllin vetes këto porta me gjynahet e tyre. Ai i fton të gjithë në mëshirën e Tij, por janë ata që privojnë vetveten dhe nuk mund ta kërkojnë mëshirën me gjynahet, mangësitë dhe fajet e tyre.Ai, patjetër do t’ju tubojë Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim. -Allahu i Madhëruar betohet, edhe pse Ai është më i vërteti në fjalët e Tij. Ai betohet për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit, edhe pse ka sjellë shumë argumente të pakundërshtueshme për vërtetësinë e saj. E, megjithatë, të padrejtët nuk dinë të japin tjetër përgjigje, veç mohimit me kryeneçësi të së vërtetës. Ata e mohojnë padrejtësisht fuqinë e Allahut për ringjalljen e krijesave dhe kështu zhyten në gjynahet e tyre. Ata marrin guximin të mohojnë Zotin, duke shkatërruar dhe humbur dynjanë dhe ahiretin e tyre. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata që e kanë humbur vetveten, kurrë nuk kanë për të besuar.