Al-Hashr
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْمَلِكُ ٱلْقُدُّوسُ ٱلسَّلَـٰمُ ٱلْمُؤْمِنُ ٱلْمُهَيْمِنُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْجَبَّارُ ٱلْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ 23
Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. -Allahu është i vetmi që meriton adhurimin me dashuri dhe përunjësi të plotë, sepse Ai është El Melik - Sunduesi i përgjithshëm, Pronari i gjithçkaje. Bota e sipërme dhe e poshtme, me banorët e shpërndarë mes tyre, të gjithë pa përjashtim, janë pronë dhe nën pushtetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë janë të varfër, të nënshtruar dhe nevojtarë ndaj Tij. Allahu është El Kuddus i Pastër nga çdo e metë, dhe El Mukadesu - i Pastërti dhe i Lartësuari nga çdo cilësi e ulët. Allahu është Esselam - Shpëtimtari. Ai është El Mu’minu – Siguruesi, Ai që garantoi vërtetësinë e profetëve të Tij dhe saktësinë e Shpalljeve që ata sollën ndër njerëz prej Tij. Ai e vërtetoi vërtetësinë dhe saktësinë e tyre me shenja të qarta, të prera dhe të pakundërshtueshme. Allahu është El Muhejminu – Mbikëqyrësi. Ai është El Azizu - Ngadhënjimtari, Krenari dhe i Pamposhturi. Ai nënshtron gjithçka me krenarinë e Tij dhe askush nuk mund të përballet me Ngadhënjimtarin. Të gjithë qëndrojnë kokulur dhe të frikësuar përpara Allahut. Allahu është El Xhebbar – Mbizotëruesi, sepse pushteti i Tij madhështor ka nënshtruar dhe përfshirë të gjitha krijesat. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë pushtetit të Tij. Ai, gjithashtu, i jep fuqi të pafuqishmit dhe i jep pasuri të varfërit. Allahu është El Mutekebbir - i Madhëruari Krenar. Atij i takon krenaria dhe madhështia. Por me gjithë krenarinë dhe madhështinë e Tij, Allahu është i pastër nga të gjitha mangësitë dhe padrejtësitë, sepse Ai është gjithmonë i drejtë.I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! -Allahu është i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë që ia përshkruajnë idhujtarët dhe mohuesit e shpalljeve të Tij.