سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Hashr
سورت 59

Al-Hashr

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 14

لَا يُقَـٰتِلُونَكُمْ جَمِيعًا إِلَّا فِى قُرًى مُّحَصَّنَةٍ أَوْ مِن وَرَآءِ جُدُرٍۭ ۚ بَأْسُهُم بَيْنَهُمْ شَدِيدٌ ۚ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْقِلُونَ 14

Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mureve. -Kuptimi: Edhe kur grumbullohen bashkë në ushtri të organizuara, ata nuk janë të qëndrueshëm kundër jush. Ata mund të luftojnë me ju veçse kur janë nëpër fortifikata, të mbrojtur pas mureve të tyre. Vetëm në të tilla kushte mund të bëjnë ndonjë qëndresë, duke u mbështetur te forca e mureve dhe jo në trimërinë e tyre. Ky është një përshkrim tejet përçmues për këta frikacakë. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na tregon dhe për realitetin e marrëdhënieve mes tyre:Pasiguria mes tyre është e madhe. -Pasiguria, frika dhe përçarja mes tyre është e madhe. Kjo ndodh jo për shkak të ndonjë mungese në trupat dhe pajisjet e tyre luftarake, por për shkak të një defekti tjetër thelbësor: mungesa e besimit dhe përçarja, siç thotë i Madhëruari:Të duket sikur janë të bashkuar, por në fakt, janë me zemra të përçara,... -Ti mendon se ata janë të bashkuar kur i sheh të organizuar, por, në të vërtetë, zemrat e tyre janë të përçara dhe mosbesim për njëri-tjetrin. Shkak për këtë gjendje të këtyre të mjerëve është ajo që thotë Allahu i Lartësuar:...sepse janë njerëz që nuk logjikojnë. -Ata nuk kanë logjikë të shëndoshë dhe nuk arsyetojnë drejt. Nëse do të ishin të mençur, do t’i jepnin përparësi asaj që është e mirë dhe më e dobishme, duke mos pranuar për veten alternativën më të keqe. Vetëm me gjykim të drejtë, të bazuar mbi dije të saktë, mbi motive të pastra, mbi një besim të sinqertë tek Allahu i Lartësuar dhe angazhim për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga ky besim, mund të arrihet bashkimi i zemrave dhe forcimi i radhëve. Vetëm kështu mund të arrihet fitorja. Duke ndihmuar njëri-tjetrin në punë të mira dhe devotshmëri, arrihet suksesi në çështjet e fesë dhe të dynjasë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na sjell një shembull tjetër për të kuptuar gjendjen e atyre ithtarëve të Librit të dëshpëruar, kundër të cilëve ndihmoi Profetin e Tij. Allahu i Madhëruar bëri që, nga dora e Profetit të Tij, ata të vuanin poshtërimin që në jetën e dynjasë. Kështu, ata të mjerë u befasuan nga pabesia e aleatëve të tyre, të cilët u premtuan ndihmë, njëlloj siç ndodhi me mohuesit kurejshë pak kohë më parë (në betejën e Bedrit). Allahu i Lartësuar thotë: