سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Mujaadila
سورت 58

Al-Mujaadila

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 8

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نُهُوا۟ عَنِ ٱلنَّجْوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُوا۟ عَنْهُ وَيَتَنَـٰجَوْنَ بِٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَمَعْصِيَتِ ٱلرَّسُولِ وَإِذَا جَآءُوكَ حَيَّوْكَ بِمَا لَمْ يُحَيِّكَ بِهِ ٱللَّهُ وَيَقُولُونَ فِىٓ أَنفُسِهِمْ لَوْلَا يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُ ۚ حَسْبُهُمْ جَهَنَّمُ يَصْلَوْنَهَا ۖ فَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ 8

A nuk i sheh ata të cilët,edhe pse u është ndaluar të bisedojnë fshehtas (për gjynahe), i kthehen përsëri së ndaluarës dhe pëshpërisin për gjynahe, nxitje armiqësish dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? - El nexhuaquhet një bisedë e fshehtë e zhvilluar mes dy ose më shumë personave. Ajo mund të kryhet për mirë ose për keq. Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët që të bisedojnë vetëm për mirë e jo për keq. Le të diskutojnë për çdo çështje që kënaq Zotin dhe që është adhurim ndaj Tij. Vepra e mirë mund të jetë plotësim i të drejtave të Allahut ose në dobi të krijesave. Allahu i Madhëruar urdhëron, gjithashtu, që bisedat të jenë në funksion të devotshmërisë, e cila nënkupton largimin nga çdo fjalë e vepër të ndaluar nga Zoti, që sjell ndëshkim e të ngarkon me gjynahe. Besimtarët e zbatojnë me kujdes këtë porosi hyjnore. Në bisedat e tyre të fshehta ata flasin veçse për gjëra që e kënaqin Allahun e Madhëruar dhe që i largojnë nga ndëshkimi i Tij. Ndërsa gjynahqarët i shpërfillin porositë e Allahut. Ata i sheh gjithmonë të flasin për çështje që i ngarkojnë me gjynahe, që nxisin armiqësi dhe urrejtje, në kundërshtim me porositë e Zotit dhe Profetit. Ata u përngjajnë munafikëve, të cilët e kanë zakon diçka të tillë. Më pas, i Lartësuari thotë:Kur vijnë tek ti, ata të përshëndesin jo ashtu si të përshëndet Allahu... - Ata tregonin mungesë edukate në mënyrën se si përshëndesnin Profetin (a.s.), duke fshehur brenda tyre mendime, të cilat Allahu, Njohësi i të dukshmes dhe të fshehtës, ua nxori në shesh. Ata thanë:...dhe thonë me vete: “Përse nuk na dënon Allahu për këto fjalë që po themi?” – Ata, si pa të keq, nuk e quanin ndonjë gjë të madhe këtë tallje që bënin dhe, veç kësaj, me paturpësi e mendjelehtësi, thanë: “Pse nuk na ndëshkon Allahu për këto që po themi?!” A thua sikur po argumentonin e thoshin që, përderisa Zoti nuk po na ndëshkon për këtë, atëherë kjo është diçka jo e keqe! Sigurisht, këtë e bënin thjesht për tallje. Por Allahu ua bëri të qartë atyre se Ai afatizon, por kurrë nuk harron:Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai! - Mjafton si ndëshkim për ta Xhehenemi, ku janë mbledhur të gjitha llojet e vuajtjeve. Dhimbja ka për t’i rrethuar nga çdo anë. Të jenë të sigurt se ata kanë për të shijuar ndëshkimin e merituar. Ajeti flet ose për munafikët, që shfaqnin imanin dhe fshihnin kufrin, të cilët kur i flisnin Profetit (a.s.) shtireshin sikur i donin të mirën, por në të vërtetë ishin mashtrues dhe dashakeqës, ose ishin ithtarë të Librit të cilët, kur i drejtoheshin Profetit (a.s.), e përshëndesnin duke i thënë “Es-samu alejkum!”, pra “Vdekja qoftë mbi ju!”, duke shtrembëruar me dinakëri përshëndetjen “Es-selamu alejkum!” - “Paqja qoftë mbi ju!”