سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Adh-Dhaariyat
سورت 51

Adh-Dhaariyat

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 16

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ 16

Duke marë(me kënaqësi)atë që u jep Zoti i tyre. -Kjo fjali mund të kuptohet në dy mënyra:1. Zoti u dhuron Xhenetin, me gjithçka që ata dëshironin dhe nga të gjitha llojet e mirësive. Ata i marrin këto mirësi duke qenë plotësisht të kënaqur. Do të kënaqen sytë e tyre me atë që shohin, do të kënaqet shpirti i tyre me atë që përjetojnë dhe kurrë nuk do të kërkojnë që të largohen nga ai vend apo që t’u zëvendësohet me diçka tjetër. Çdokush do marrë aq shumë mirësi, saqë nuk do të mendojë kurrë për më shumë.2. Në jetën e dynjasë, ata i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat e Zotit të tyre, duke i pranuar ato me kënaqësi, nënshtrim dhe përkushtim të plotë. Sa u përket urdhëresave, ata përkushtohen maksimalisht për t’i vënë në zbatim në formën më të plotë, me sinqeritet për Allahun dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Edhe sa u përket ndalesave, ata e largojnë veten me forcë e durim prej tyre. Sigurisht, porositë e Zotit jetën e dynjasë janë dhurata më e madhe që Ai u ka dhënë, prandaj është e detyrueshme mirënjohja e tyre ndaj Tij, duke iu nënshtruar me bindje e vullnet të plotë.Kuptimi i parë është më afër kontekstit të ajeteve, sepse Allahu i Lartësuar i përmend më poshtë veprat dhe cilësitë e të devotshmëve në dynja, kur thotë:Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë. -Ata ishin vepërmirë para se të vinte momenti kur të shijonin këto dhu-rata prej Zotit. Në jetën e dynjasë, ata e arrijnë gradën e ihsan-it në dy drejtime:1. Në drejtim të adhurimit të përkushtuar ndaj Zotit të tyre, duke e adhuruar Atë sikur ta shihnin haptazi me sy, pasi edhe pse nuk e shohin, ata janë të sigurt se Ai i sheh. Ata e kanë vazhdimisht ndjesinë e mbikëqyrjes së Allahut.2. Në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave të Zotit, duke qenë njerëzit më të dobishëm ndaj krijesave. Ata janë bamirës me pasurinë e tyre, me diturinë e tyre, me famën dhe pushtetin e tyre, me këshillat e tyre, me urdhërimin për të mirë, me ndalimin nga të këqijat etj. Këtu futen, gjithashtu, fjala e mirë dhe e butë, sjellja e mëshirshme ndaj skllevërve, shërbëtorëve, vartësve etj. Ndër veprat më të mira të këtyre robërve të zgjedhur të Allahut është edhe namazi i natës, i cili është treguesi më i qartë i sinqeritetit të tyre në adhurimin e Allahut të Madhëruar, prandaj i Madhëruari thotë: