Al-Maaida
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
مَا جَعَلَ ٱللَّهُ مِنۢ بَحِيرَةٍ وَلَا سَآئِبَةٍ وَلَا وَصِيلَةٍ وَلَا حَامٍ ۙ وَلَـٰكِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۖ وَأَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ 103
Allahu nuk i veçoi(si bagëti të shenjta)as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën ... -Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti i kishte lejuar. Ata e bënin këtë veprim duke u bazuar në arsyetimet e tyre të liga dhe të kota. Kështu, idhujtarët u ngjisnin bagëtive që i konsideronin si të shenjta emra të stisur nga vetë ata, duke kundërshtuar dhe mospërfillur gjykimin e Zotit në konsiderimin hallall apo haram të gjërave. Për ata, Behira ishte deveja që ndalonin të përdorej për bartje, duke pretenduar se ishte e shenjtë, dhe këtë kafshë e dallonin duke i bërë një të çarë në vesh. Ndërsa Saiba quhej një bagëti çfarëdo: deve, lopë ose dele, e cila, pasi arrinte një moshë të caktuar, konsiderohej e shenjtë nga ata, prandaj nuk e thernin për ta ngrënë. Madje, disa njerëz e veçonin një pjesë të pasurisë të tyre dhe e konsideronin si ‘Saiba’, pra, të paprekshme. Kurse Hama quhej deveja që ata e ndalonin të përdorej si kafshë shtëpie, kur ajo plotësonte disa cilësi të caktuara. Megjithatë, të gjitha këto kafshë konsideroheshin të shenjta nga idhujtarët, pa pasur argument nga Allahu i Madhëruar. Ata thjesht trillonin, nga injoranca e tyre. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:...por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë. -Ata nuk kishin as dëshmi nga Zoti, nëpërmjet profetëve të Tij, e as logjikë të pranueshme. Megjithatë, ata ishin të vetëkënaqur me mendimet dhe trillimet e tyre, të bazuara në injorancë dhe padrejtësi.Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti.