سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Ahqaf
سورت 46

Al-Ahqaf

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 20

وَيَوْمَ يُعْرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ أَذْهَبْتُمْ طَيِّبَـٰتِكُمْ فِى حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنْيَا وَٱسْتَمْتَعْتُم بِهَا فَٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ ٱلْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَبِمَا كُنتُمْ تَفْسُقُونَ 20

Ditën, kur ata që nuk besuan(në Zotin)do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: ... -Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e jobesimtarëve kur ata të përballen me Zjarrin. Në këtë moment, atyre u thuhen disa fjalë dëshpëruese, që ua shtojnë më shumë dhimbjet dhe vuajtjet:“Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to...” -Ju kërkuat prehjen në jetën e dynjasë. Ju u mashtruat nga kënaqësitë e saj. Ju parapëlqyet plotësimin e qejfeve në dynja, kundrejt kënaqësive të përjetshme të ahiretit. Rendja pas atyre kënaqësive të përkohshme ju shpërqend-roi nga veprat me të cilat fitohej lumturia e ahiretit. Ju u zbavitët të hutuar në dynja, ashtu si bagëtitë, të pashqetësuar për fundin tuaj në ahiret. Atëherë, në atë dynja mbaruan kënaqësitë tuaja.“... Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues ...” -Këtë ndëshkim poshtërues do ta vuani për krimin tuaj të shpifjes ndaj Allahut të Madhëruar. Ju mashtronit dhe pretendonit se rruga juaj e humbur ishte e vërteta nga Allahu, ishte gjykimi, caktimi dhe vullneti i Tij. Me të tilla pretendime, ju thjesht donit të justifikonit rrugën e humbjes, të cilën e parapëlqyet vetë, edhe pse ishit të vetëdijshëm për faktin se po mashtronit. Ndëshkimi poshtërues është i merituar për ju edhe për një shkak tjetër:“...për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!” -Ju tregoheshit mendjemëdhenj para bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut. Siç shihet, njerëz të tillë bëjnë dy krime njëkohësisht: ata flasin të pavërteta dhe punojnë sipas tyre. Ata shpifin ndaj të vërtetës, duke ia mveshur këto shpifje Allahut, dhe tregohen arrogantë, duke e refuzuar këtë të vërtetë. Për këtë arsye, ata meritojnë ndëshkimin më të rëndë.