Az-Zukhruf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
يُطَافُ عَلَيْهِم بِصِحَافٍ مِّن ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ ۖ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ ٱلْأَنفُسُ وَتَلَذُّ ٱلْأَعْيُنُ ۖ وَأَنتُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ 71
Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. -Mes tyre do të vërtiten shërbëtorët, djelmosha të përjetshëm, që servirin plot hijeshi ushqimet me enë të bukura prej floriri e argjendi. Edhe pijet do t’u shërbehen me gota të mrekullueshme, që janë prej argjendi dhe të tejdukshme.Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. -Në Xhenet, banorët do të kenë gjithçka që ua pëlqen shpirti dhe syri. Ky ajet është gjithëpërfshirës në kuptimin e tij. Këto fjalë përfshijnë në përshkrimin e tyre çdo mirësi e gëzim që të kënaq syrin dhe shpirtin. Kështu, besimtarët do të gjejnë në Xhenet çdo gjë që dëshiron shpirti e trupi i tyre, qofshin ato ushqime, pije, veshje apo marrëdhënie. Sytë e tyre do të kënaqen me pamjet e mrekullueshme të Xhenetit, si me bimësinë e dendur, me ndërtesat madhështore dhe me gjithçka rreth e rrotull. Të gjitha ato janë për ta dhe atje do të jenë përjetësisht. Çdo gjë në Xhenet është e përkryer në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të kenë atje fruta dhe gjithçka që dëshirojnë.” Atyre u thuhet edhe diçka tjetër, që ua shton edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë:Aty do të jeni të përjetshëm. -Kjo e vulos lumturinë e banorëve të Xhenetit. Përjetësia në të do të thotë që të gjitha këto mirësi do të jenë të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme.