Az-Zukhruf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
إِنْ هُوَ إِلَّا عَبْدٌ أَنْعَمْنَا عَلَيْهِ وَجَعَلْنَـٰهُ مَثَلًا لِّبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ 59
Ai(Isai)ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi ... -Ai ka qenë veçse një rob dhe adhurues i Allahut, të cilin Allahu e nderoi duke i dhuruar profetësinë, urtësinë, dijen e dobishme dhe punën e sinqertë, me atë dije dhe urtësi. Për veprën e tij, ai meriton vlerësimin dhe shpërblimin nga Allahu i Madhëruar. Ndërsa adhurimi i tij si zot është një krim që e kanë bërë të tjerët, krim për të cilin do të ndëshkohen pikërisht ata që e kryejnë....dhe e bëmë shembull(mrekulli)për bijtë e Israilit. -Isai (a.s.) ishte një shenjë për bijtë e Israilit, që ata të njihnin dhe të siguroheshin për pushtetin dhe fuqinë absolute të Zotit të Lartësuar. Edhe lindja e Isait (a.s.) pa baba ishte një mrekulli në funksion të këtij qëllimi, ashtu siç shërbente edhe si provë për ta besuar si profet besnik të Zotit dhe për të punuar sipas thirrjes së tij. Atëherë, ç’lidhje ka fakti që Isai ishte rob i zgjedhur dhe i dalluar i Zotit, me krimin e idhujtarëve, që e adhurojnë atë apo idhuj të tjerë, adhurim për të cilin do të meritojnë ndëshkimin e drejtë të Zotit në Xhehenem?! Ata përdorin ajetin: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.”, duke thënë: ‘Edhe Isai duhet të jetë ashtu si idhujt tanë, pra, lëndë e Xhehenemit.” Por ky lloj argumentimi hidhet poshtë nga tri fakte:1. Po të shohim ajetin nga ana gjuhësore, Allahu i Madhëruar thotë: “...in-nekum ue ma tea’budune min dunil-lahi...” (Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut...). Përemri ‘ma’ (ato), në arabisht, përdoret për të zëvendësuar emra sendesh dhe jo frymorët. Pra, kuptimi i ajetit është: “Pa dyshim, ju dhe ato sende që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit”. Atëherë, ky ajet nuk e mbështet aspak mendimin e idhujtarëve, siç pretendojnë ata.2. Ky ajet u drejtohej pikërisht idhujtarëve që jetonin në Mekë e rreth e rrotull saj, të cilët adhuronin idhuj e puta dhe nuk adhuronin Isain (a.s). Edhe për këtë arsye, pretendimi i tyre hidhet poshtë.3. Pas ajetit që ata citojnë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni. Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. Atje ata do të gulçojnë dhe as nuk do të dëgjojnë. Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”.”. [Enbija 98 – 103]. Kjo do të thotë që, Isai (a.s.) dhe profetët e tjerë do të jenë të parët që e meritojnë këtë mirësi, ashtu si edhe besimtarët e sinqertë.Në vijim, i Madhëruari thotë: