سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
سورت 42

Ash-Shura

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 38

وَٱلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِرَبِّهِمْ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَمْرُهُمْ شُورَىٰ بَيْنَهُمْ وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ 38

Ata i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre... -Ata i përgjigjen Zotit të tyre, pra, vendosin t’i nënshtrohen dhe t’i binden Atij. Ata e presin ftesën e Allahut me respekt dhe vlerësim të lartë. Sapo dëgjojnë këtë ftesë, qëllimi i jetës së tyre bëhet arritja e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, nëpërmjet fjalëve dhe veprave që Ai i dëshiron prej tyre. Pjesë e përgjigjes së thirrjes së Zotit është edhe falja e namazit dhe shpenzimi për hir të Tij, por Allahu i Lartësuar i përmend këto vepra veçmas, për të treguar vlerën dhe rëndësinë e madhe të tyre:... dhe e falin namazin rregullisht. -Ata kryejnë namazet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme, me të gjithë elementët përbërës të tyre. Ata, gjithashtu, shpenzojnë pasurinë e tyre për hir të Zotit, qoftë në drejtime të detyrueshme, siç është zekati, ndihma për të afërmit etj., qoftë në drejtime të tjera të pëlqyeshme.Ata këshillohen me njëri-tjetrin për çështje të përbashkëta dhe japin(lëmoshë)prej asaj që u kemi dhënë Ne ... -Secili prej tyre nuk ia imponon mendimin e tjetrit në çështjet e përbashkëta. Sigurisht, një virtyt i tillë mund të ekzistojë veçse në një shoqëri të bashkuar dhe të ndërtuar mbi një lidhje dashurie shumë të fortë. Pjesëtarët e kësaj shoqërie janë njerëz të formuar, me edukatë dhe të mençur. Nëse ata i shqetëson një çështje, e cila ka nevojë të studiohet dhe të pleqërohet mirë, ata mblidhen bashkë dhe e diskutojnë atë. Nëse shohin që është e dobishme, ia nisin punës për ta kryer atë. Kështu, për shembull, ata diskutojnë për çështjet e luftës, për emërimin e drejtuesve apo të gjykatësve, për çështje fetare e për çështje të tjera, që janë të nevojshme të trajtohen e të zgjidhen ashtu si është më e mira.