سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
سورت 42

Ash-Shura

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 21

أَمْ لَهُمْ شُرَكَـٰٓؤُا۟ شَرَعُوا۟ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنۢ بِهِ ٱللَّهُ ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةُ ٱلْفَصْلِ لَقُضِىَ بَيْنَهُمْ ۗ وَإِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 21

Allahu i Lartësuar na tregon se idhujtarët kanë miq të ngushtë shejtanët njerëz dhe xhindë, të cilëve iu binden atyre në vepra kufri dhe poshtërsie. Ata lidhin aleancë me ftuesit në mohimin e Zotit dhe në braktisjen e fesë së Tij.Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu.. -Ata i urdhërojnë për idhujtari e për kufër. Ata ua bëjnë të lejuara ato gjëra që Zoti i ka ndaluar dhe ua ndalojnë ato gjëra që Zoti i ka lejuar. Ata i urdhërojnë për fjalë dhe vepra që përputhen me epshet dhe prirjet e tyre të shëmtuara dhe të shfrenuara. Feja është programi i jetës që Allahu i Lartësuar e solli për njerëzit, që ata të nënshtrohen dhe ta zbatojnë në jetën e tyre dhe, nëpërmjet saj, të afrohen te Krijuesi i tyre, me adhurime dhe vepra të mira. Feja është e vetmja mënyrë që krijesat të jetojnë në paqe me Krijuesin. Prandaj, çdokush që sjell një fe apo sistem që kundërshton fenë e Zotit, duhet të braktiset menjëherë. Kështu duhet të sillemi edhe me ata që përçojnë udhëzime të devijuara, për të cilat nuk kanë mbështetje tek Allahu dhe Profeti. Të mjerët, jo vetëm që pasojnë rrugët e humbjes, por bëhen edhe bashkëpunëtorë në këtë krim. Sigurisht, ata do të llogariten me drejtësi dhe do të marrin atë që meritojnë, por kur të vijë momenti i caktuar.Sikur të mos ishte Përcaktimi i hershëm(i Zotit), mbi ta do të urdhërohej dënimi(menjëherë). -Allahu i Lartësuar ka përcaktuar një afat, në të cilin Ai do të llogarisë me drejtësi veprat e robërve dhe do të vendosë drejtësinë në çdo çështje për të cilën krijesat kanë patur mospajtime. Për këtë arsye, Ai nuk i ndëshkon menjëherë ata që pengojnë njerëzit nga rruga dhe udhëzimi i Tij. Po të mos ishte ky vendim i hershëm i të Gjithëditurit, çështja e tyre do të merrte fund. Nëse nuk do të ishte afati që ka vendosur i Lartësuari, e drejta do të dilte në shesh menjëherë: të padrejtët do të ndëshkoheshin dhe të drejtët do të merrnin shpërblimin e tyre.Dhe, pa dyshim, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm. -Pra, të mos mashtrohen nga ky afatizim, se përpara i pret një ndëshkim i rreptë. Ajo ditë është shumë e vështirë dhe e frikshme. Pamjet e asaj dite janë vërtet të tmerrshme: