Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَيُرِيكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ فَأَىَّ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ تُنكِرُونَ 81
Ai ju mundëson t’i shihni gjithmonë Shenjat e Tij. -Ai na mundëson të shohim shenjat që tregojnë për njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit, ashtu si edhe për emrat e cilësitë e Tij të mrekullueshme. Pa dyshim, sjellja dhe ekzistenca e këtyre shenjave përreth nesh dhe në vetet tona është nga mirësitë më të mëdha që na i ka dhuruar Allahu i Madhëruar. Të gjitha mirësitë që na i ka lehtësuar dhe dhuruar Allahu janë të mjaftueshme që ne të jemi mirënjohës dhe lavdërues të Tij. Por kur Allahu i Madhëruar na udhëzon që ne t’i vështrojmë dhe të meditojmë në to, kur na i numëron dhe vë më në dukje, atëherë edhe kjo është një mirësi shumë e madhe, sepse na bën të mendojmë, të shtojmë njohuritë tona rreth Zotit, dhe si rrjedhim do ta kujtojmë më shumë e do ta duam e adhurojmë ashtu sikurse Ai na mëson.Atëherë cilën shenjë të Allahut mohoni ju? -Cilën shenjë a mirësi të Allahut po mohoni?! Ju edhe në veten tuaj jeni të bindur se të gjitha mrekullitë dhe mirësitë vijnë prej Allahut. Atëherë, mospranimi i kësaj të vërtete është i pakuptimtë, dhe po ashtu është edhe mosmirënjohja juaj dhe mosnënshtrimi ndaj Atij që jua dhuroi. Njerëzit e mençur duhet të bëjnë maksimumin për ta adhuruar Allahun, Dhuruesin e çdo mirësie, duke iu bindur dhe duke iu përkushtuar vetëm Atij dhe shërbimit ndaj Tij.