Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُم مَّن لَّمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ ۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِىَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ فَإِذَا جَآءَ أَمْرُ ٱللَّهِ قُضِىَ بِٱلْحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلْمُبْطِلُونَ 78
Ne, edhe para teje kemi dërguar Profetë. Për disa prej tyre të kemi treguar, e për disa prej tyre nuk të kemi treguar. -Kuptimi: Janë të shumtë profetët që u dërguan, me qëllim që t’i ftonin popujt e tyre në adhurimin e Allahut si të Vetëm e të Pashoq, duke iu nënshtruar e përkushtuar vetëm Atij. Ata duruan edhe përballë mundimeve më të mëdha prej popujve të tyre. Historitë e shumë prej tyre iu rrëfyen Muhamedit (a.s.), ashtu siç pati edhe histori të të dërguarve të tjerë, që atij nuk iu rrëfyen. Të gjithë profetët ishin thjesht zbatues të urdhrave e porosive të Zotit; ata ishin përcjellës besnikë të mesazhit të Tij. Ata ishin thjesht njerëz që Zoti i ngarkoi me detyrën e profetësisë. Ata nuk kishin në dorë asnjë lloj pushteti, ndërsa mrekullitë që u shfaqën në duart e tyre ishin thjesht shenja të dhëna nga Zoti, sikurse thotë i Madhëruari më pas:Asnjë profet nuk mund të sillte ndonjë argument përveçse me lejen e Allahut. -Të gjitha mrekullitë dhe shenjat madhështore, të shikueshme apo të dëgjueshme, të gjitha argumentet tekstuale e logjike janë vetëm nga Allahu i Madhëruar. Ato jepen si mbështetje për Profetin dhe si shenja që ai flet me urdhër nga Allahu. Ato janë mëse të mjaftueshme që popujt të besojnë, por zullumqarët, të cilët thjesht donin të refuzonin besimin, kërkonin argumente, shenja e mrekulli të veçanta, sipas dëshirave të tyre. Ata i kërkonin mrekullitë jo për të besuar dhe për t’u bindur, por thjesht për të refuzuar të vërtetën dhe për të justifikuar mosbesimin e tyre. Për këtë arsye, mbi ta goditi fort ndëshkimi i Allahut. Mrekullitë e profetëve janë tregues i mjaftueshëm për besnikërinë e tyre dhe vërtetësinë e mesazhit të tyre. Ato janë shenja të jashtëzakonshme të dhëna nga Zoti. Vetë profetët nuk kanë në dorë asnjë fuqi për të sjellë ndonjë mrekulli. Ai që nuk do të besojë, nuk ka për të besuar, edhe sikur t’i jepen të gjitha shenjat që kërkon, por të mos harrojë se do të vijë dita kur të bëhet ndarja e drejtë mes profetëve dhe popujve. I Madhëruari thotë:Por kur vinte urdhri i Allahut, çështja vendosej me drejtësi e atëherë, ithtarët e së kotës shkatërroheshin. -Pra, kur të vijë dita që do të bëhet gjykimi i drejtë mes profetëve dhe popujve të tyre, e vërteta do të dalë në shesh. Pas këtij gjykimi të drejtë, i Madhëruari do të shpërblejë profetët dhe pasuesit e tyre, ndërsa mohuesit do të humbasin dhe do të dëshpërohen shumë. Këta të fundit i Madhëruari i ka përshkruar si “ithtarët e të kotës”. Dituria dhe veprat e tyre janë të kota, ashtu sikurse edhe qëllimet e tyre. Le të kenë kujdes ata që dëgjojnë këtë Kur'an, ata të cilët dëgjojnë dhe dinë për Shpalljen që solli Muhamedi (a.s.), dhe të mos vazhdojnë në rrugën e të shkatërruarve e të humburve. Nëse vazhdojnë në kotësinë e tyre, edhe këta do t’i presë i njëjti ndëshkim dhe dëshpërim si popujt e shkuar. Nëse nuk pasojnë të vërtetën, atëherë nuk ka më mirësi tek ta. Të tillët nuk kanë ndonjë premtim nga Zoti se do të jenë të shpëtuar dhe të ruajtur nga ndëshkimi.