Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فَٱصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَٱسْتَغْفِرْ لِذَنۢبِكَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَـٰرِ 55
Ti ngulmo me durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë. -Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të bënte durim dhe të ishte i qëndrueshëm në misionin e tij, ashtu sikurse duruan profetët më të zgjedhur. Të bënte durim, sepse premtimi i Zotit është i vërtetë e i padiskutueshëm. Ai nuk është mashtrim apo trillim. Për këtë arsye, vërtetësia e tij duhej t’ia lehtësonte durimin dhe qëndrueshmërinë në detyrën e ngarkuar nga Zoti. Shpallja e Zotit është vetë e vërteta dhe udhëzimi i kulluar. Për hir të Shpalljes duruan dhe qëndruan durimtarët, dhe pas saj u kapën fort të urtit e të mençurit. Thënia: “premtimi i Allahut është i vërtetë” duhet të jetë nxitje për durim dhe qëndrueshmëri në bindjen ndaj Zotit, në largimin nga ndalesat e Tij dhe në ruajtjen e kufijve të Tij.Kërko falje për gjynahet e tua dhe lartësoje me lavde Zotin tënd, mbrëmje e mëngjes! -Gjynahet e pengojnë dhe e privojnë njeriun nga arritja e të mirave dhe nga lumturia. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar porosit për pendesë dhe kërkim faljeje për të gjitha këto gjynahe. Ai porosit edhe për durim, përmes së cilit arrihet gjithçka e dëshiruar dhe e dashur. I Lartësuari urdhëron edhe për lavdërim të Tij, sidomos në dy kohë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Këto janë kohët më të mira, në të cilat kryhen adhurime të shumta, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme. Këto porosi për durim, pendim, kërkim faljeje dhe për tesbih e adhurim në kohët e zgjedhura janë një ndihmë e lehtësim i madh për arritjen e mirësive dhe për largimin e të këqijave.