سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
سورت 40

Al-Ghaafir

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 34

وَلَقَدْ جَآءَكُمْ يُوسُفُ مِن قَبْلُ بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَمَا زِلْتُمْ فِى شَكٍّ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلْتُمْ لَن يَبْعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعْدِهِۦ رَسُولًا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ مُّرْتَابٌ 34

Më parë ju erdhi Jusufi me argumente të qarta, por ju nuk rreshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. -Kuptimi: Para ardhjes së Musait (a.s), juve ju erdhi Jusufi, biri i Jakubit (a.s.), me argumente e shenja të qarta, që tregonin vërtetësinë e besnikërinë e tij si profet i Zotit. Ai ju urdhëroi për adhurimin e Zotit si Një të vetëm dhe të pashoq. Por ju, gjatë kohës kur Jusufi ishte gjallë, kishit dyshime rreth mesazhit të tij, ndërsa kur ai vdiq, dyshimi dhe mosbesimi juaj u shtuan edhe më shumë, e ju u zhytët më thellë në idhujtarinë tuaj.Më në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Asnjë Profet nuk do të dërgojë Allahu pas tij. -Ky ishte mendimi juaj i gabuar, i cili ishte njëkohësisht fyerje dhe shpifje ndaj madhështisë së Zotit të Plotpushtetshëm. Kjo është një shpifje e shëmtuar, sepse Allahu i Urtë dhe i Pastër nga çdo e metë, nuk do t’i linte kurrë robërit të çoroditur dhe të shpërfillur, pa u vendosur urdhra, ndalesa e kufij, që t’u përmbaheshin. Ai nuk do t’i linte pa u dërguar profetë, që do t’u tregonin krijesave rrugën ku duhet të ecnin dhe mënyrën si duhet të jetonin. Pretendimi se Zoti nuk ka dërguar profetë është i gabuar, i padrejtë dhe një devijim total nga e vërteta.Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime. -Ky është përshkrimi real i tyre. Cilësia që ata padrejtësisht i mvishnin Musait ishte në të vërtetë cilësi dalluese e tyre. Ishin pikërisht ata tejkalues të kufirit, mashtrues dhe refuzues të së vërtetës. Ishin ata që i shkelnin kufijtë e Zotit, duke braktisur të vërtetën dhe trumbetuar të kotën. Pikërisht ata shpifën ndaj Allahut dhe mohuan profetët e Tij. Kësisoj, ata që kanë si cilësi të tyre teprimin dhe gënjeshtrën nuk udhëzohen nga Allahu i Madhëruar, sepse këta lloj njerëzish e refuzojnë të vërtetën edhe pasi ajo iu bëhet e qartë. Ndëshkimi i merituar i këtyre është që Allahu të mos i udhëzojë, por t’i privojë nga rruga e drejtë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En’am, 110- 111]. Ose: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë." [Saf, ajeti 5]. Ndërsa në suren Bekare, ajeti 258, thotë: “... Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e padrejtë.” Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa cilësi të këtyre gënjeshtarëve, që tejkalojnë kufijtë e Zotit.