Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِىَ ٱللَّهُ وَحْدَهُۥ كَفَرْتُمْ ۖ وَإِن يُشْرَكْ بِهِۦ تُؤْمِنُوا۟ ۚ فَٱلْحُكْمُ لِلَّهِ ٱلْعَلِىِّ ٱلْكَبِيرِ 12
“Këtë ndëshkim e merituat vetë, sepse kur ishte fjala për ta adhuruar Allahun si Një të Vetëm, ju e refuzonit. Por kur i bëheshin ortakë Atij (në adhurim), ju e pranonit.” -Kur ata ftoheshin për të adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për t’u distancuar nga shirku, e refuzonin me forcë këtë ftesë, madje tregonin neveri ndaj saj. Ndërsa kur adhurohej diçka tjetër veç Allahut, ata kënaqeshin dhe e pasonin atë rrugë. Kështu, - u thuhet atyre, - ajo që ju solli në këtë gradë ishte fakti se ju e refuzuat besimin e drejtë, duke u kënaqur me mohimin e Zotit. Ju ndoqët me përkushtim atë që është e keqe dhe shkatërrim për dynjanë dhe ahiretin tuaj, dhe e urryet atë që është e mirë dhe e dobishme për dynjanë dhe ahiretin tuaj. Ju parapëlqyet atë që shkakton dëshpërimin, fatkeqësinë, poshtërimin tuaj, dhe u treguat mospërfillës ndaj asaj që ju mundëson suksesin dhe arritjen e çdo mirësie. Në një ajet, i Madhëruari thotë: “Unë do t’i spraps nga shenjat e Mia ata të cilët tregohen mendjemëdhenj në tokë duke shpërfillur të drejtën. Ata edhe nëse i shohin të gjitha Shenjat, nuk do të besojnë në to. Nëse shohin rrugën e shpëtimit, ata nuk e marrin atë rrugë; e, nëse shohin rrugën e humbjes - kjo është rruga që e ndjekin ata. Kjo ndodh ngase ata i kanë mohuar Shenjat Tona dhe janë treguar mospërfillës ndaj tyre.". [El ea'raf 146].Por i tërë sundimi i përket Allahut, të Lartit, të Madhëruarit. -Atij i takon lartësimi e madhërimi i plotë, në çdo drejtim. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, i Lartësuar në përcaktimet e gjykimet e Tij, i Lartësuar, Mbretërues e Nënshtrues i gjithçkaje. Prej lartësisë së përcaktimit dhe gjykimit të Tij është dhe drejtësia e Tij absolute, duke vendosur gjithçka në vendin e vet. Me drejtësinë e Tij, Ai kurrë nuk do t’i gjykojë e shpërblejë njëlloj të devotshmit me keqbërësit. Allahu është El Kebiru - i Madhërishmi. Atij i takon madhështia e krenaria e plotë, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai është i Lartësuar dhe larg çdo të mete e mangësie. Pra, nëse është Allahu i Madhërishëm e i Gjithëpushtetshëm Ai që ju gjykon me përjetësi në zjarrin e Xhehenemit, atëherë ai gjykim nuk ndryshohet dhe askush nuk e kthen dot pas.