An-Nisaa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ خُذُوا۟ حِذْرَكُمْ فَٱنفِرُوا۟ ثُبَاتٍ أَوِ ٱنفِرُوا۟ جَمِيعًا 71
Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimdrejtë që të ruhen dhe të jenë vigjilentë ndaj qafirëve. Kjo është porosi për të marrë të gjitha masat e mundshme për t’u ruajtur prej të keqes së tyre. Duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat për të qenë plotësisht në gjendje që t’i luftosh qafirët dhe që të mbrohesh nga të gjitha anët prej tyre. Në përgatitje hyjnë fortifikimi i vendit, mësimi i artit luftarak, mësimi i të gjitha mënyrave të mbrojtjes, njohja dhe zbulimi i çdo gjëje që ka lidhje me armikun, gatishmëria për të luftuar në rrugën e Zotit etj. Kështu, Zoti thotë:O ju që keni besuar! Rrini në gatishmëri dhe dilni grup pas grupi ose të gjithë së bashku! -Kuptimi: Jini të gatshëm që të nisni luftën, qoftë në formë skuadrash të vogla, qoftë të gjithë së bashku, në varësi të nevojës dhe dobisë së Islamit dhe muslimanëve. Ky ajet është i ngjashëm me një ajet tjetër, ku thuhet: “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj, si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi.” [El enfal 60]. Pastaj Allahu i Lartësuar na flet rreth atyre që kanë iman të dobët e të cilët tregohen të plogësht ndaj luftës në rrugën e Tij. Ai thotë: