An-Nisaa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَلَا تَتَمَنَّوْا۟ مَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بِهِۦ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِّمَّا ٱكْتَسَبُوا۟ ۖ وَلِلنِّسَآءِ نَصِيبٌ مِّمَّا ٱكْتَسَبْنَ ۚ وَسْـَٔلُوا۟ ٱللَّهَ مِن فَضْلِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًا 32
Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë. -Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të lakmojnë ato veçori me të cilat Ai ka dalluar disa njerëz a kategori mbi disa të tjerë, qofshin këto gjëra të mundshme apo të pamundshme. Kështu, për shembull, gratë nuk duhet të synojnë të kenë veçoritë e burrave, të varfërit nuk duhet të kenë smirë të pasurit etj. Allahu i Lartësuar na ka ndaluar që të kemi smirë për ato gjëra me të cilat Ai i ka dalluar të tjerët, sepse ky është tregues i pakënaqësisë me kaderin e Tij dhe të çon në përtaci dhe ëndrra të kota. Këto ëndërra nuk nxisin për punë dhe për fitim të të mirave në mënyrë të lejuar. Kështu që, këshillat për njeriun janë: së pari, të përpiqet dhe të punojë maksimalisht për të arritur gjithçka të dobishme për fenë dhe jetën e tij dhe, së dyti, të lusë Allahun e Lartësuar që t’i dhurojë nga bujaria dhe mirësitë e Tij. Njeriu duhet të mbështetet vetëm te Zoti i tij, e te askush tjetër, as te vetvetja. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Meshkujt meritojnë aq sa kanë punuar; po ashtu edhe femrat meritojnë aq sa kanë punuar. -Secili meriton aq sa punon dhe është përpjekur. Të gjithë do të marrin veçse atë për të cilën janë lodhur e përpjekur. Megjithatë, bujaria e Allahut të Lartësuar është vendimtare për gjithçka.Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij! -Kërkojini Allahut t’ju dhurojë nga mirësitë e Tij, që rregullojnë çështjet e besimit dhe të jetës suaj. Kjo këshillë e vyer sjell lumturinë e njeriut dhe përsosmërinë e tij. Ata që i lënë përpjekjet dhe nuk mbështeten tek Allahu, ata janë gjithmonë të dështuar.Allahu ka Dije të plotë për çdo gjë. -Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i jep atij që meriton t’i jepet dhe e privon atë që meriton të privohet. E gjithë kjo bazohet në dijen e Tij absolute për gjithçka.