An-Nisaa
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضْلِهِۦ ۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْتَنكَفُوا۟ وَٱسْتَكْبَرُوا۟ فَيُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا 173
Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij. -Për ata të cilët kanë edhe besimin e drejtë, edhe veprat e mira në përputhje me këtë besim, qofshin ato vepra të detyruara apo të pëlqyeshme; për ata që jetojnë me dinjitet, duke respektuar të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave; për të tillët, pra, Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’ua japë të plotë shpërblimin e premtuar. Por jo vetëm kaq: Ai premton se do t’ua shtojë edhe më shumë shpërblimin, prej bujarisë së Tij. Ai do t’u japë atyre të mira, që kurrë nuk do të mund t’i arrinin me punën e tyre dhe që kurrë nuk u ka shkuar në mend se ekzistonin apo që do të mund t’i arrinin. Ato janë mirësi të Xhenetit në ushqime, pije, pamje e marrëdhënie. Ato janë kënaqësi të zemrës, shpirtit dhe të trupit. Në këtë premtim të Allahut të Lartësuar hyjnë, gjithashtu, edhe mirësitë e dynjasë.Ndërsa ata që i largohen adhurimit të Tij dhe tregohen kryeneçë, do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm... -Të gjithë ata që tregohen kryeneçë dhe nuk nënshtrohen për të adhuruar Allahun e Lartësuar, Ai ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhimbshëm. Ky ndëshkim është zemërimi i Allahut dhe Zjarri i ndezur fort, që shkakton dhimbje të thella në trup e në shpirt....dhe nuk do të gjejnë për veten e tyre asnjë mbrojtës a ndihmëtar tjetër, veç Allahut. -Asnjë krijesë nuk do të mund t’u dalë në ndihmë, që ata të mund të arrijnë ndonjë të mirë. Askush nuk do mund t’i ndihmojë për të shpëtuar nga e keqja dhe dënimi. E si mund të ndodhë kjo, kur ata i ka braktisur më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve dhe i ka lënë të vuajnë ndëshkimin e përjetshëm?! Askush nuk mund të ndryshojë gjykimin dhe vendimin e drejtë të të Lartësuarit.