سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورت 4

An-Nisaa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 127

وَيَسْتَفْتُونَكَ فِى ٱلنِّسَآءِ ۖ قُلِ ٱللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِيهِنَّ وَمَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ فِى يَتَـٰمَى ٱلنِّسَآءِ ٱلَّـٰتِى لَا تُؤْتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرْغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ ٱلْوِلْدَٰنِ وَأَن تَقُومُوا۟ لِلْيَتَـٰمَىٰ بِٱلْقِسْطِ ۚ وَمَا تَفْعَلُوا۟ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِيمًا 127

Ata kërkojnë prej teje(o Muhamed)që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. -Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët i kërkonin Profetit (a.s.) fetva rreth çështjeve të grave. Atëherë, Allahu i Lartësuar iu përgjigj vetë besimtarëve, duke thënë:…Thuaju se për çështjet e tyre, ju sqaron Allahu… -Pra, punoni dhe vini në zbatim porositë e Allahut të Lartësuar për të gjitha çështjet që kanë lidhje me gratë, duke përmbushur të drejtat dhe detyrimet ndaj tyre dhe duke iu larguar padrejtësive ndaj tyre. Ky është një urdhër i përgjithshëm, i cili na jep një mësim të rëndësishëm: porositë e Zotit, urdhra apo ndalesa qofshin, duhet të çohen në vend, duke iu dhënë haku që u takon. Kështu duhet të trajtohen dispozitat që kanë të bëjnë me gratë apo me burrat, me të miturit apo me të rriturit. Më pas, për shkak të rëndësisë së madhe të çështjes, Allahu i Lartësuar ka dhënë një porosi të veçantë për kujdesin ndaj të dobtëve, siç janë jetimët. Ajeti tregon rëndësinë e madhe që Allahu i kushton kësaj kategorie dhe kërcënimin që i pret ata të cilët shkelin të drejtat e tyre. I Lartësuari thotë:...dhe këto(ajete)që po ju lexohen nga Libri,... -Allahu i Lartësuar ju tregon në këtë libër dispozitat rreth vajzave jetime....si për vajzat jetime, me të cilat lakmoni të martoheni, por nuk u jepni atë(mehrin)që është caktuar për to,... -Në ato kohë, kur është bërë edhe pyetja, shpesh kujdestarët ligjorë të vajzave jetime u bënin padrejtësi atyre në shumë forma, si: duke mos iu dhënë të drejtat e tyre, duke ngrënë tërë pasurinë e tyre ose një pjesë të saj, duke i penguar që të martoheshin me dikë tjetër, sepse në këtë mënyrë do t’iu hiqej pasuria e tyre, duke marrë padrejtësisht nga mehri që ato meritonin ose duke mos iu dhënë të plotë mehrin që u takonte. Të gjitha këto ishin padrejtësi, nga të cilat na ndalon ky ajet.…ashtu edhe për fëmijët e mitur.... -Allahu i Lartësuar ju sqaron rreth fëmijëve të vegjël dhe pa mbështetje. Ai ju porosit që t’u jepni të drejtat e tyre të plota, si në çështjen e trashëgimisë, ashtu edhe në çështje të tjera. Ai ju ndalon që t’i shfrytëzoni padrejtësisht pasuritë e tyre.Allahu ju udhëzon që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! -Kuptimi: Mbani drejtësi të plotë dhe përkujdesuni për ta, në të gjitha aspektet! Edukojini ata që të jenë të bindur dhe të nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar! Urdhërojini që të zbatojnë detyrat dhe porositë e Zotit! Kujdesuni edhe për çështjet e tyre të dynjasë, duke ndihmuar në shtimin e pasurisë së tyre dhe duke zgjedhur mënyrat më të mira për këtë gjë! Mos cenoni të drejtat e tyre për hir të miqësive me të tjerët! Ky është treguesi i mëshirës së Allahut të Lartësuar për robërit e Tij, të cilët Ai i këshillon vazhdimisht që të përkujdesen për njerëzit që nuk kanë mundësi të kujdesen për veten e vet, për shkak të paaftësisë apo mungesës së prindërve. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të jemi bamirës në çdo drejtim:Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di shumë mirë atë. -Kuptimi: Çfarëdo të mire që të bëni, qoftë për jetimët, qoftë dhe për të tjerët, qoftë e mirë personale, qoftë e mirë e përgjithshme, Allahu i Lartësuar e di mirë atë. Allahu i Madhëruar ka përfshirë me dijen e Tij çdo punë që kryejnë krijesat, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe, dhe për secilin ka përgatitur shpërblimin që meriton.