سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورت 4

An-Nisaa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 111

وَمَن يَكْسِبْ إِثْمًا فَإِنَّمَا يَكْسِبُهُۥ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا 111

Kush bën gjynah, ka ngarkuar veç vetveten! -Kjo përfshin çdo lloj vepre që të ngarkon me gjynah, e madhe apo e vogël qoftë. Pra, kushdo që bën ndonjë të keqe, ta dijë se pasojat e saj në dynja dhe në ahiret do të rëndojnë veçse mbi atë vetë, që e bëri të keqen, e mbi asnjë tjetër. Kështu thotë Allahu i Madhërishëm në një ajet tjetër: “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?! Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” [En’am 164]. Por çfarë ndodh nëse gjynahet shtohen dhe askush nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja? Në të tilla raste, ndëshkimi është gjithëpërfshirës; ai rëndon mbi të gjithë njerëzit. Kur njerëzit nuk urdhërojnë për të mira dhe nuk ndalojnë nga e keqja, edhe kjo është një e keqe në vetvete, prandaj meriton ndëshkimin. Pra, ajeti i mësipërm e përfshin edhe këtë rast. Ky ajet tregon qartë drejtësinë dhe urtësinë e Allahut të Madhërishëm, i Cili nuk ndëshkon asnjë për faj të dikujt tjetër dhe nuk ndëshkon asnjë më shumë sesa e meriton për gjynahet që ka bërë. Prandaj Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke thënë:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahut i takon dija absolute dhe urtësia e plotë. Ai e di shumë mirë se çfarë gjynahesh bën robi dhe gjithçka tjetër. Ai i di edhe shkaqet që e kanë shtyrë dikë për të bërë një gjynah, ashtu siç di edhe ndëshkimin që është përcaktuar për atë gjynah. Ai e di shumë mirë gjendjen e gjynahqarit, prandaj, nëse ai e ka kryer gabimin i mposhtur nga vetvetja, e cila e urdhëron për keq, por që është kthyer tek Allahu i Madhërishëm me pendim, i nënshtruar dhe i bindur, Ai pa dyshim që do ta falë, do t’ia mbulojë të metat dhe do t’ia pranojë pendimin. Por nëse ai vazhdimisht bën gjynahe, duke shpërfillur mbikëqyrjen e Allahut e duke mos marrë në konsideratë ndëshkimin e Tij, atëherë ai është shumë larg faljes dhe vështirë se i jepet sukses për t’u penduar. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: