Az-Zumar
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
لَّوْ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا لَّٱصْطَفَىٰ مِمَّا يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ ۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ 4
Ata parashtruan kërkesat më mendjelehta dhe besimet më të kota.Sikur Allahu të dëshironte të merrte një bir për Vete, Ai mund të kishte zgjedhur kë të donte nga ata që Ai krijon. -Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Ai do të zgjidhte kë të donte nga krijesat e Tij, pa qenë e nevojshme një bashkëshorte për t'ia arritur kësaj.I madhëruar qoftë Ai(nga të tilla përshkrime). -I Pastër dhe i Dëlirë qoftë Ai nga këto mendime të mohuesve dhe trillime të atyre që i kundërvihen së vërtetës. Le ta dinë, se Ai është:Ai është Allahu, i Vetmi e Ngadhënjimtari (që nuk ka nevojë për bir). -Ai është Një i vetëm në Qenien e Tij, në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Ai nuk ka shembull apo të ngjashëm me të. Nëse do të kishte bir, atëherë do të duhej të ishte i ngjashëm me Të, si një pjesë e Zotit. Allahu është El Kah-hâru, domethënë, nënshtruesi i të gjitha botëve, si asaj të sipërme, ashtu edhe asaj të poshtme. Nëse do të kishte bir, ai do të duhej të mos ishte i nënshtruar, por do të ishte si i ati dhe me cilësitë e Tij. Por të qenurit Një i vetëm dhe atributi El Kah-hâr janë dy gjëra që nënkuptojnë njëra tjetrën dhe të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Ai që është Një i vetëm duhet të jetë edhe El Kah-hâr, domethënë, nënshtrues i gjithçkaje. Dhe, nga ana tjetër, Nënshtruesi i gjithçkaje nuk mund të jetë askush tjetër, veçse Ai që është Një dhe i vetëm. Për këtë arsye, askush nuk mund t’i përngjajë Zotit në këto dy cilësi. Ato janë vetëm për Atë. Për Allahun nuk mund të trillosh se ka bir, sepse kjo bie ndesh me të qenurit e Tij Një i vetëm dhe Nënshtrues i gjithçkaje.