Az-Zumar
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَٱلَّذِى جَآءَ بِٱلصِّدْقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ ۙ أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُتَّقُونَ 33
Ata që sjellin të vërtetën(nga Zoti) dhe e besojnë atë(me bindje të plotë), pikërisht ata janë të devotshmit. -Pas atyre që trillojnë gënjeshtra për Allahun e Madhëruar dhe refuzojnë të vërtetën, përmenden ata që thonë të vërtetën dhe e besojnë sinqerisht Shpalljen e Zotit të tyre dhe shpërblimet e shumta që ka përgatitur për ta. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që e sjellin të vërtetën (nga Zoti) dhe e besojnë atë (me bindje të plotë)...". Këtu bëhet fjalë për ata që janë të vërtetë në fjalët dhe punët që bëjnë. Këtu përfshihen profetët dhe ata që kryejnë misionin e tyre. Të gjithë këta thonë të vërtetën rreth Zotit, lajmeve dhe ligjeve të Tij. Këta janë të sinqertë dhe e vërtetojnë besimin dhe fjalët e tyre nëpërmjet veprave të sinqerta dhe të sakta. Pastaj thuhet: "... dhe e besojnë atë", pra, e pranojnë si të vërtetë dhe e dëshmojnë vërtetësinë e saj, sepse mund të ndodhë që njeriu të thotë të vërtetën, por nuk e beson atë, për shkak të arrogancës ose urrejtjes që mund të ketë për vetë të vërtetën ose për atë që e thotë këtë të vërtetë. Kështu, duhen përmendur të dyja këto cilësi, në mënyrë që lëvdimi të jetë i plotë. Domethënë, këta jo vetëm që e përcjellin të vërtetën, por edhe e besojnë, e pohojnë dhe pranojnë në zemrat e tyre. Thënia e të vërtetës tregon për diturinë dhe drejtësinë e tyre, ndërsa pranimi dhe pohimi i së vërtetës tregon për thjeshtësinë dhe pastërtinë e tyre nga kryelartësia e arroganca. Këtyre që u janë dhënë të dyja këto cilësi "... pikërisht këta janë të devotshmit." Në fakt, të gjitha cilësitë e takua-së kanë lidhje me këto dy cilësi: Thënia e së vërtetës, besimi dhe pranimi i saj, shoqëruar me punë të sinqerta sipas këtij besimi.