سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · As-Saaffaat
سورت 37

As-Saaffaat

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیات 75–82

وَلَقَدْ نَادَىٰنَا نُوحٌ فَلَنِعْمَ ٱلْمُجِيبُونَ 75 وَنَجَّيْنَـٰهُ وَأَهْلَهُۥ مِنَ ٱلْكَرْبِ ٱلْعَظِيمِ 76 وَجَعَلْنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلْبَاقِينَ 77 وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْـَٔاخِرِينَ 78 سَلَـٰمٌ عَلَىٰ نُوحٍ فِى ٱلْعَـٰلَمِينَ 79 إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ 80 إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ 81 ثُمَّ أَغْرَقْنَا ٱلْـَٔاخَرِينَ 82

(Herët)Ne na pati thirrur(në ndihmë)Nuhu. Dhe Ne jemi më të mirët që i përgjigjemi lutjes. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej Katastrofës së madhe. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. Dhe Ne e lamë këtë (histori) si kujtim për popujt e ardhshëm. Paqja qoftë mbi Nuhun në mbarë botën! Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. Të tjerët(që nuk besuan)i përmbytëm. -profetit të Tij të dashur dhe adhuruesit të sinqertë, Nuhut (a.s). Ai ishte i pari profet i dërguar ndër njerëz. Pasi ai e ftoi popullin e vet në adhurimin e Allahut për një kohë shumë të gjatë, por ftesa e Tij ua shtoi edhe më shumë largimin, Nuhu iu lut Zotit të Tij duke thënë: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu (nga rruga e drejtë) dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28]. Dhe Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Aq mirë iu përgjigj asaj lutjeje, saqë Allahu e lëvdoi Veten e vet, duke thënë: "... Ne jemi më të mirët që i përgjigjen lutjes." Nuk ka më të mirë se Allahu, që i përgjigjet lutjeve të adhuruesve dhe që dëgjon përgjërimet e tyre. Ai iu përgjigj pikërisht ashtu sikurse ishte lutja. Allahu i Madhëruar shpëtoi Nuhun dhe familjen e tij nga dëshpërimi i madh dhe i mbyti të gjithë mohuesit. Të vetmit që do të vazhdonin jetën më pas ishin pasardhësit e tij. Kështu, i gjithë njerëzimi sot janë pasardhës të Nuhut (a.s) dhe ai do të ketë gjithmonë kujtim dhe emër të mirë ndër njerëz, gjë që do të vazhdojë deri në fund të botës. Kështu do të ndodhë sepse ai ishte "muĥsin", domethënë, në gradën e iĥsanit në adhurimin e Krijuesit, por edhe në marrëdhënie me krijesat. Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit për robërit e Tij vepërmirë. Ai gjithmonë do të përhapë emrin e mirë të tyre, si shpërblim për ihsanin dhe sipas gradës së atij iĥsani. Allahu i Lartësuar thotë: "Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë." Kjo tregon se imani është grada më e lartë që mund të arijë një rob. Ajo gradë përfshin të gjitha ligjet e fesë, si themelet e saj, ashtu edhe degëzimet e saj, sepse me këtë atribut Allahu i Madhëruar lavdëroi krijesat e Tij më të zgjedhura.